Një shpërthim tjetër me tritol ka ndodhur në qytetin e Fushë-Krujës, ku objektiv ka qenë automjet i biznesmenit Edmond Kadiu.
Kadiu nuk ka qenë brenda automjetit tip “Benz” me targë AA044KJ kur ai ka shpërthyer. Shpërthimi me eksploziv ka nodhur në lagjen “Kastrioti”, pak metra larg Komisaritit të Policisë së këtij qyteti.
Kadiu ka në pronësi të tij disa lokale dhe dyqane, ndërkohë policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet.