Sezoni i ri akademik, 15 mijë maturantë të regjistruar, mundësi e re për të kapur në kohë një vend në universitet (AFATET PËR REGJISTRIM)

Publikuar tek: aktualitet, më 12:49 15-09-2019 Sezoni i ri akademik, 15 mijë maturantë të regjistruar, mundësi e re për të kapur në kohë një vend në universitet (AFATET PËR REGJISTRIM) Universiteti Politikenik i Tiranës

Për ciklin e parë të studimeve të larta sezoni 2019-2020, kanë mundur të regjistrohen 15 mijë maturantë.

Faza e parë e regjistrimit përfundon ditën e diel. Megjithatë, ka vend dhe për 8 mijë maturantë të tjerë që ende nuk kanë vendosur se në cilën degë duhet të ndjekin studimet.

Drejtori i Rrjetit Akademik Shqiptar, Arjan Xhelaj konfirmoi për ‘’Top-Channel’’ se për maturantët që ende nuk janë regjistruar apo duan të ndërrojnë degë do t’u jepet një tjetër shans për regjistrim në 16 shtator, e cila nis fazën e dytë të regjistrimit. Ndërkohë, ai saktësoi se maturantët duhet të kenë kujdes në zgjedhje, pasi një pjesë e fakulteteve i kanë plotësuar kuotat.

‘’Duhet të kenë kujdes në zgjedhje, sepse në disa fakultete si: mjekësia dhe arkitektura janë plotësuar vendet. Stomatologjia ka vetëm një kuotë, ndërsa në Universitetin e Tiranës kanë mbetur dhe 2 kuota’’, u shpreh për vendet bosh në fakultete drejtori Xhelaj.

Mundësi kanë dhe maturantët që kanë përfunduar provimet e vjeshtës. Ata duhet të plotësojnë formularin A3. Afati i regjistrimit është nga 19-21 shtatori.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.045558929443359
array(1) { ["section"]=> string(140) "sezoni-i-ri-akademik-15-mije-maturante-te-regjistruar-mundesi-e-re-per-te-kapur-ne-kohe-nje-vend-ne-universitet-afatet-per-regjistrim-178511" }