Sezoni i ri televiziv fillon me merkato, kush është moderator i njohur që shkon në Top Channel krah bashkëshortes

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 09:40 26-07-2017 Sezoni i ri televiziv fillon me merkato, kush është moderator i njohur që shkon në Top Channel krah bashkëshortes

Prej kohësh Florian Agalliun e kemi parë në ekranet shqiptare duke u prezantuar me projete të ndryshme.

Si fillim është prezantuar në filmin “Komuna e Parisit”, e më pas në programe televizive kryeshit ato të gatimit.

Në shtator fillojnë sezonet televizive dhe “shit-blerje” e reja kanë filluar që në muajt e beharit. Prej kohësh Floriani ka qenë në Vizon Plus, por këtë sezon ai do rrithehet në Top-Channel, në programin  “ Në shtëpinë tonë”, përkrah Anjeza Majës.

Besojmë se aktori dhe moderatori do të ambjentohet shpejt, pasi “shefe” do të jetë pikërisht bashkëshorta e tij Renisa, e cila ështëe autorja e programit.

“Për mua nuk do të jetë hera e parë që do të punojmë bashkë. Kemi punuar dhe herë të tjera bashkë në ‘Top Channel’. Gjërat i kemi të ndara dhe secili ka pozicionin e vet. Nuk do të pretendoja kurrë të hyja në kompetencat e saja sikundër ajo në të miat. Dhe mendoj që ka për të qenë shumë mirë! Ajo do të kujdeset që në asnjë moment të mos harroje të më fasë për punën,”-ka thënë Agalliu për revistën Ëho.

Do të na duhet të presim deri në shtator sesi do të përshtatet Florian Agalliu ne moderimin e tij të rradhës.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021822929382324
array(1) { ["section"]=> string(118) "sezoni-i-ri-televiziv-fillon-me-merkato-kush-eshte-moderator-i-njohur-qe-shkon-ne-top-channel-krah-bashkeshortes-87374" }