‘Sezoni nuk rrezikon’, Liga i vendos kushte Qeverisë: Presim përgjigje zyrtare deri të enjten

Publikuar tek: sport, më 13:50 26-10-2020 ‘Sezoni nuk rrezikon’, Liga i vendos kushte Qeverisë: Presim përgjigje zyrtare deri të enjten

Liga Profesioniste e futbollit është mbledhur sot për të diskutuar për vijimin ose jo të bojkotit, teksa ende nuk ka një shkresë zyrtare nga Qeveria për kërkesat e futbollit.

Kreu I Ligës, Edvin Libohova është shprehur se në mbledhje u vendos të pritet shkresa zyrtare, teksa do të ketë një afat, deri të enjte.

“Do të presim deri ditën e enjte nëse do kemi një përgjigje zyrtare nga Qeveria. Duam një përgjigje zyrtare për të marrë një vendim. Do të mblidhemi sërish. Nuk ka asnjë ngërç për situatën, jemi në pritje të përgjigjes zyrtare.

Nuk kemi asnjë detaj nga takimi I Dukës me Ramën pasi nuk ishte një jo vendimarrës. Do të mblidhemi sërish të premte për marrën një vendim për sezonin e ri. Në asnjë moment nuk rrezikon ky sezon, ndërsa nuk do të ketë nevojë as për formulë të re”, u shpreh Libohova. /Marrë nga Newsport.al

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Dy gola për 8 minuta, ‘El Clasico’ nis në mënyrë spektakolare (VIDEO)
»
Article Logic
Execution time: 0.011404037475586
array(1) { ["section"]=> string(96) "sezoni-nuk-rrezikon-liga-i-vendos-kushte-qeverise-presim-pergjigje-zyrtare-deri-te-enjten-225199" }