Ndërkohë që plazhet janë zaptuar nga privatët, punonjës të Agjencisë Kombëtare të Bregdetit kanë nxituar për të vënë disa tabela ku shkruhet “Plazh publik”. Ata po përpiqen të bëjnë një copëz vend edhe për njerëzit që duan të shijojnë pak rërë pa lekë, gjithmonë nëse ato tabela do të qëndrojnë më këmbë. Aksioni është zhvilluar në plazhin e Golemit në Durrës.