Sferat e hobes së lashtë ishin po aq vdekjeprurëse sa pistoletat moderne

Publikuar tek: bota, më 16:46 24-05-2017 Sferat e hobes së lashtë ishin po aq vdekjeprurëse sa pistoletat moderne

Megjithëse mijëra skocezë ishin ngujuar në një pozicion të favorshëm në majë të një kodre, 1,900 vite më parë, romakët arritën fitoren pa u afruar rrëzë kodrës.

Arsyeja? Sipas arkeologëve është përdorja e hobes me të cilën romakët lëshonin sfera metalike dhe gurë nga një distancë deri në 110 metra.

Sferat kishin një fuqi të krahasueshme me një pistoletë me mulli .44 Magnum. Për vendasit nuk kishte shpëtim. Mijëra sfera fluturonin në qiell dhe nëse i godisnin në kokë, shkaktonin vdekje të menjëhershme, ndërsa në trup, plagosje të rëndë.

tye45ty4r5u56ik5.jpg

Sfera të gjetura në vendin e betejës në Skoci

Ata nuk e kishin menduar këtë strategji romake, duke neglizhuar edhe masat mbrojtëse, si helmetat.

Dhe sikur të mos mjaftonte fuqia goditëse, romakët gjatë prothimit iu shponin sferave nga një vrimë.

Arsyeja për këto vrima mendohet se ishte thjeshtë zhurma fishkëllyese që shkaktonte, por që e llogaritur një mijëra, krijonte një “ulërimë” që i kallte frikën armikut. /Newsbomb.al

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Pastori telefonon Zotin: Alo, a po flas me Parajsën? (Video)
Masakra në Britani, shkon në 6 numri i të arrestuarve »
Article Logic
Execution time: 0.010234117507935
array(1) { ["section"]=> string(78) "sferat-e-hobes-se-lashte-ishin-po-aq-vdekjeprurese-sa-pistoletat-moderne-79824" }