Sfida e fortë e Hashim Thaçit: Dy Parlamentet të dalin me deklaratë, të bashkohet Kosova e Shqipëria në një shtet

Publikuar tek: rajon, më 20:03 27-05-2019 Sfida e fortë e Hashim Thaçit: Dy Parlamentet të dalin me deklaratë, të bashkohet Kosova e Shqipëria në një shtet

Presidenti Hashim Thaçi ka bërë një deklaratë të fortë dy ditë më parë, ku ka folur për bashkimin e Shqipërisë dhe Kosovës në një shtet të vetëm.

Thaçi bën thirrje se zgjidhja me e mirë me rrethanat e reja që po krijohen, është që dy parlamentet të nxjerrin deklarata të përbashkëta të vullnetit të popullit dhe Kosova e Shqipërisa që të jetojnë në një shtet të përbashkët pa kufij.

'Po krijohen edhe rrethana të reja që zgjidhja më e mirë do të ishte që të dy parlamentet ai i Kosovës dhe Shqipërisë të nxjerrin deklaratat e nevojshme të vullnetit të popullit të Kosovës dhe Shqipërisë që të jetojmë në një shtet të përbashkët pa kufij', ka thënë Hashim Thaçi, nga Hasi i Krumës.

Kujtojmë se disa muaj më parë kryeministri Rama dhe homologu kosovar Haradinaj firmosën një marrëveshje për heqjen e pengesave burokratike mes dy vendeve, duke përfshirë heqjen e kontrolleve kufitare, heqjen e tarifave roaming etj.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.032326936721802
array(1) { ["section"]=> string(118) "sfida-e-forte-e-hashim-thacit-dy-parlamentet-te-dalin-me-deklarate-te-bashkohet-kosova-e-shqiperia-ne-nje-shtet-165923" }