"Sfida për Shqipërinë" jep detaje: Ku dështoi reforma në drejtësi

Publikuar tek: politike, më 15:11 24-07-2016

Grupimi politik "Sfida për Shqipërinë”, në një deklaratë për median ka dhënë detaje mbi reformën e sapoformuar, që sipas tyre dështoi në mënyrë të ndjeshme.  Reforma vazhdon të mbajë drejtësinë e parlamentarëve peng, shumë prej të cilëve kanë arsye të mira për t’ju shmangur asaj dhe për ta korruptuar atë.

DEKLARATA E PLOTË:

Reforma në drejtësi ishte një nga mundësitë e fundit për qytetarët e këtij vendi të shpresonin për një drejtësi të pavarur dhe një shtet ligjor. Qytetarët shqiptar meritojnë një sistem drejtësie të pavarur nga interesat partiakë apo të çfarëdo lloji interesi tjetër.

Në këtë aspekt, reforma e sapomiratuar dështon në mënyrë ndjeshme, duke vazhduar ta mbajë drejtësinë peng të parlamentarëve, shumë prej të cilëve kanë arsye të mira për t’ju shmangur asaj dhe për ta korruptuar atë.

Eliminimi i filtrit ndërkombëtar si një faktor vendimmarrës është evidencë e mëtejshme jo vetëm e hipokrizisë se opozitës, por sidomos e qeverisë aktuale që me këtë gjest ka tradhtuar popullin shqiptar, mandatin e saj qeverisës, dhe ka treguar besnikëri vetëm ndaj ruajtjes së karriges duke mos provokuar humbjen e shumicës parlamentare.

Për më tepër, reforma në drejtësi rezulton e gjymtuar sepse kandidatët nuk do të propozohen dhe dalin vetëm nga strukturat e drejtësisë. Përkundrazi, e ashtuquajtura reformë në drejtësi u ka hequr zërin shoqatave të avokatëve, prokurorëve, gjyqtarëve, etj, në përzgjedhjen e kandidatëve, duke e lënë vendimmarrjen ashtu siç është sot, në vullnetin kapës dhe korruptiv të kryetarëve të partive parlamentare të cilët do të udhëzojnë grupet e tyre parlamentare se kë duhet të votojnë.

Pra e gjithë struktura e drejtësisë konsiderohet e përjashtuar nga proçesi i vendimmarrjes, duke e lëne këtë të fundit në varësinë totale të Parlamentit. Por ne, qytetarët shqiptarë, duhet të sigurohemi që reforma në drejtësi sado e gjymtuar të japë frytet e duhura.

Ligjvënësit, si përfaqësues të vullnetit sovran të qytetarëve, duhet ta drejtojnë me shembullin e tyre personal këtë proçes dhe të gjithë proçeset e tjera. Por ne të gjithë e njohim babëzinë vendimmarrëse vetëm në interesat personale të tyre dhe partisë që ata përfaqësojnë. Janë të shumtë shembujt në këto 25 vite të këtij tranzicioni të ngrirë në kohë sesi parlamentarët tanë, kryetarët e partive që i caktojnë ato dhe gjithë sistemi politik në vend ka qënë kundër qytetarëve të vendit të vet.

Ndaj shpresa për një të ardhme më të drejtë tashmë është në duart e votuesve në zgjedhjet e ardhshme. Ka ardhur koha që ankesat, cinizmi, dhe dëshpërimi të kthehen në energji ndërtuese që së pari duhet treguar nëpërmjet hedhjes poshtë te ofertave të lodhura politike dhe përkrahjes së sfidave të reja.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Basha paralajmëron: Pas pak fakte tronditëse, këto dy javë Rama ka dhënë 52 milionë euro tendera
Veliaj: Të pajisim biblotekat që kthimi i fëmijëve te libri të jetë më i lehtë »
Article Logic
Execution time: 0.01288104057312
array(1) { ["section"]=> string(68) "sfida-per-shqiperine-jep-detaje-ku-deshtoi-reforma-ne-drejtesi-47586" }