Sfidoi mjekët shqiptarë, Ildisi niset për kurim në Stamboll, paratë mblidhen brenda 24 orëve

Publikuar tek: aktualitet, më 23:48 04-12-2020 Sfidoi mjekët shqiptarë, Ildisi niset për kurim në Stamboll, paratë mblidhen brenda 24 orëve

“Shpresë për Ildisin e vogël”, foshnja tre muajsh është nisur urgjentisht për kurim drejt Stambollit. Thirrja për ta shpëtuar foshnjën 3-muajsh Ildisin, i cili vuan nga një sëmundje e komplikuar në aparatin tretës duket se është përmbushur në kohë rekord.

Vogëlushi është nisur paraditen e së shtunës, vetëm një ditë pas thirrjes për ndihmë të prindërve që u transmetua gjatë emisionit “Shqiptarët për shqiptarët”.

Ildisi u nis avion të specializuar sanitar drejt Stambollit konkretisht drejt spitalit të quajtur “BHT CLINIC Istanbul Tema Hospital” falë donacioneve të qytetarëve, biznesmenëve dhe shqiptarëve kudo që jetojnë në diasporë. Shuma prej 45 mijë eurosh të nevojshme për ndërhyrjen u grumbullua në kohë rekord. Ildisi mund të konsiderohet një “mrekulli” pasi në çdo ditë që kalonte në spitalin pediatrik, ai edhe pse trajtohej me oksigjen sfidoi çdo parashikim të mundshëm të bluzave të bardha, duke i lenë këta të fundit pa fjalë.

“Falë shqiptarëve u arrit brenda 24 orëve u mblodhën paratë ju falenderojmë shumë të gjithëve, uroj të dalë sa më mirë”,-shprehet plot me emocion babai I vogëlushit në aeroport pasi kishte përcjellë të birin dhe gruan për në Stamboll.

“Ildisi është nipi im, Ildisi në këto momente është i shpëtuar, gjithë ndihma u bë në kohë rekord falenderoj, shqiptarët, Elvisin Sidritin, gazetarët, u përulem të gjithëve”.- thotë gjyshi i Ildisit.

Historia e vogëlushit është padyshim një betejë për jetën. Pikërisht sot, kur askush nuk e besonte se do të jetonte, ka mbushur tre muaj jetë!

Ildis është fëmija i parë i çiftit të dy të rinjve nga fshati Dukat i Vlorës. E ëma Loresa 20 vjeç nuk e përkëledhi dot foshnjën e saj pasi e lindi. Foshnja e çiftit Naçi lindi me një sëmundje të rrallë, të cilën mjekët e kanë diagnostikuar me anomali në aparatin tretës. Vetëm 12 orë pasi lindi, pa ndier ende ngrohtësinë e trupit të së ëmës, Ildis iu nënshtrua një operacioni tepër të vështirë e të komplikuar në zorrën e trashë, por pa sukses.

Por lufta kundër sëmundjes ishte e tmerrshme, pasi bëhej fjalë për një foshnje fare të njomë. Djali vetëm 3 muajsh, i është nënshtruar deri më sot 4 operacioneve në total në spitalin pediatrik në QSUT dhe prej ditësh trajtohej me oksigjen, prindërit e tij në lidhje direkte kërkuan që shqiptarët të vinin dorën në zemër për të shpëtuar jetën e fëmijës së tyre. Gjyshi i Ildisit u përkulet me respekt gjithë atyre shqiptarëve për ndihmën që I dhanë nipit të vogël, u është mirënjohës përjetë!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « ‘Portalet shqiptare janë kobzeza’, Ylli Rakipi përplaset me aktivisten: S’jam aty se ta tregoj unë
Atentat mafioz në Lezhë, ekzekutohet me armë zjarri efektivi i Policisë (EMRI) »
Article Logic
Execution time: 0.012071132659912
array(1) { ["section"]=> string(97) "sfidoi-mjeket-shqiptare-ildisi-niset-per-kurim-ne-stamboll-parate-mblidhen-brenda-24-oreve-230226" }