Sfidoi Policinë duke xhiruar gomat e ‘Mercedesit’ para Komisariatit: Kapet në kohë rekord 29 vjeçari nga Tirana, por ‘i ruajnë’ identitetin

Publikuar tek: aktualitet, më 21:39 21-01-2020 Sfidoi Policinë duke xhiruar gomat e ‘Mercedesit’ para Komisariatit: Kapet në kohë rekord 29 vjeçari nga Tirana, por ‘i ruajnë’ identitetin Pjese nga video kur i riu xhiron gomat para Komisariatit nr.6 ne Tirane

‘Rrugorët’ e Tiranës kanë ndaluar në kohë rekord 29 vjeçarin nga Tirana, i cili xhironte gomat e Mercedesit luksoz para Komisariatit Nr.6 në kryeqytet, ndërsa shokët e tij që e filmonin qeshnin me të madhe.

Menjëherë pas videos virale, Policia njofton ndalimin e “të fortit” me Mercedesin luksoz, por në deklaratë nuk bëhet me dije në asnjë pjesë identiteti i këtij personi, apo emri i anonimizuar i tij. Newsbomb.al mëson se, 29 vjeçari i ndaluar është me mbiemrin Bresha.

“Si rezultat i kontrolleve të shtuara, në Unazën e re u bë i mundur ndalimi dhe shoqërimi i drejtuesit të automjetit në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 Tiranë, ku po kryhen dhe verifikimet e nevojshme, me qëllim procedimin penal të personit përgjegjës për veprimet dhe sjelljet e rrezikshme në rrugë, si dhe procedimin administrativ për shkeljet e rregullave të qarkullimit rrugor të konsumuara nga drejtuesi i këtij automjeti, që kanë rrezikuar jetën e tij dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës që gjendeshin në afërsi të vendit ku automjeti po kryente manovrat e rrezikshme”, bën me dije Policia e Shtetit.

NJOFTIMI I PLOTË:

Tiranë

Xhiroi gomat dhe bëri manovra të rrezikshme në rrugë, para Komisariatit të Policisë Nr. 6 dhe u largua me shpejtësi, por kapet nga Policia Rrugore 29-vjeçari nga Tirana dhe shoqërohet në Komisariatin Nr. 6, për veprime të mëtejshme.

Nisur nga postimi në disa portale elektronike, ku shfaqej një automjet i markës Mercedes Benz me ngjyrë të bardhë duke bërë manovra të rrezikshme dhe xhirime gomash në rrugën “Llazi Miho”, përpara Komisariatit të Policisë Nr. 6 Tiranë, shërbimet e Policisë, pas këqyrjes së pamjeve filmike të kamerave  përreth vendit ku drejtuesi i mjetit kishte xhiruar gomat, bënë të mundur identifikimin e automjetit.

Pas identifikimit të të dhënave të automjetit që shfaqej në videon e publikuar, rrugorët e kryeqytetit organizuan kontrolle të shtuara.

Si rezultat i kontrolleve të shtuara, në Unazën e re u bë i mundur ndalimi dhe shoqërimi i drejtuesit të automjetit në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 Tiranë, ku po kryhen dhe verifikimet e nevojshme, me qëllim procedimin penal të personit përgjegjës për veprimet dhe sjelljet e rrezikshme në rrugë, si dhe procedimin administrativ për shkeljet e rregullave të qarkullimit rrugor të konsumuara nga drejtuesi i këtij automjeti, që kanë rrezikuar jetën e tij dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës që gjendeshin në afërsi të vendit ku automjeti po kryente manovrat e rrezikshme.

#SfidëKujtdoQëCenonSigurinë?

#DenoncoDrejtuesinekeqedukuar

#ManifestoRregullQetësiNë

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.041767120361328
array(1) { ["section"]=> string(140) "sfidoi-policine-duke-xhiruar-gomat-e-mercedesit-para-komisariatit-kapet-ne-kohe-rekord-29-vjecari-nga-tirana-por-i-ruajne-identitetin-192755" }