Shabani ia thotë në sy Bylykbashit: E turpshme që jeni partia më e madhe opozitare

Publikuar tek: politike, më 07:29 13-11-2019 Shabani ia thotë në sy Bylykbashit: E turpshme që jeni partia më e madhe opozitare Bylykbashi-Meço-Shabani

Aktivisti Endri Shabani i ftuar në emisionin “Tempora” nuk u kursye kundrejt ish-deputetit demokrat, Oerd Bylykbashi, teksa shprehet se “është e turpshme që jeni partia më e madhe opozitare”.

 

Shabani i tha  Bylykbashit se ka ardhur aty pa asnjë zgjidhje dhe nuk e linte të fliste.

Ai shtoi se sot shqiptarët nuk gëzojnë të drejtën themelore, atë të votës. Sipas tij sot shqiptarët nuk votojnë dot anëtarët në këshillin bashkiak, sepse nuk i lë Rama dhe Basha.

Endri Shabani: Është shumë e turpshme që ju jeni partia më e madhe opozitare, vini këtu pa asnjë zgjedhje, pa asnjë zgjidhje, pa asnjë propozim, më sulmoni nuk më lini të flas, të gjithë elementë konspiracioni. Ky sistem zgjedhor i ka mohuar qytetarëve shqiptarë një të drejtë themelore që është e drejta për të zgjedhur. Ne nuk zgjedhim dot. Përfaqësuesit tanë ligjorë në Këshillin bashkiak i zgjedh Edi Rama dhe Lulzim Basha. Tani nëse do kesh lista të hapura do të thotë që unë nesër shkoj atje dhe do të votoj për Oerdin.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.019716024398804
array(1) { ["section"]=> string(88) "shabani-ia-thote-ne-sy-bylykbashit-e-turpshme-qe-jeni-partia-me-e-madhe-opozitare-185687" }