Shahini dha dorëheqjen apo u largua? Balla ‘mbledh supet’ por gazetarja nuk heq dorë (REPLIKAT)

Publikuar tek: politike, më 14:27 15-09-2020 Shahini dha dorëheqjen apo u largua? Balla ‘mbledh supet’ por gazetarja nuk heq dorë (REPLIKAT) Kreu i grupit paralamentar të PS Taulant Balla

Kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla, ka mbetur pa përgjigje sot në studio, kur gazetarja e ka pyetur nëse ministrja Besa Shahini dha dorëheqjen nga posti apo u shkarkua nga kryeministri Rama.

“Ajo që është e rëndësishmë për publikun, është se reformat në ministri do të vazhdojnë. Implementimi i një pjese të madhe të tyre do të vazhdojë me një hov më të madh me ministren e re, zonjën Kushi”, tha Balla, duke iu shmangur përgjigjes direkte dhe duke mbledhur supet.

Por gazetarja Senada Jaho nuk e ka lënë me kaq. Ajo ka insistuar sërish duke e pyetur Ballën për së dyti “Zonja Shahini dha dorëheqjen, apo u shkarkua. Sepse kryeministri Rama duhet të mbajë përgjegjësi për këto lëvizje.”

“Kryeministri Rama gjithmonë ka ditur të krijojë një shpirt ekipi brenda grupit të ministrave. Unë mendoj që kjo pak rëndësi ka. E rëndësishme është që Besa do vazhdojë të ruaj një komunikim të përditshëm me Evisin”, tha numri 2 i PS, duke mos dhënë sërish një përgjigje direkte.

I pyetur për ndryshime të tjera në qeveri, Balla shtoi “Duhet të marrim kohën e vyer të publikut për këtë çështje. Padyshim që herë pas here kur konsiderohet një ritm i ri, në krye të një ministrie, edhe pse unë vlerësoj që në të gjithë këto sektor ne kemi personat e duhur në momentin e duhur, nuk është larg momenti kur në do marrim besimin për mandatin e tretë tonin. Pastaj në formësimin e mandatin e ri mund të ketë ndonjë ndryshim tjetër.”

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011527061462402
array(1) { ["section"]=> string(97) "shahini-dha-doreheqjen-apo-u-largua-balla-mbledh-supet-por-gazetarja-nuk-heq-dore-replikat-220467" }