Shahini për përdhunimet e të miturve: Po ndodhin nga patriarkalizmi i thellë! Viktimat na thonë, ju lutemi na mbroni nga gazetarët

Publikuar tek: politike, më 12:06 04-06-2020 Shahini për përdhunimet e të miturve: Po ndodhin nga patriarkalizmi i thellë! Viktimat na thonë, ju lutemi na mbroni nga gazetarët Besa Shahini

Ministrja e Arsimit Besa Shahini, ka folur për rastet e përdhunimeve në shkolla dhe mesa duket arsyet më të shumta i ka gjetur te patriarkalizmi.

“Nga janari 2019 strukturat arsimore janë njohur me disa raste denoncimesh. Gjysma janë zbuluar nga stafi i shkollës dhe janë denoncuar nga ata. Ka qenë pikërisht një mësues i vëmendshëm që ka marrë masa, të gjitha këto kanë raste kanë një të përbashkët, të gjithë abuzesit kanë qenë të njohur, në afërsi familjare.

Ndëshkimet nuk po mjaftojnë të ndalojnë abuzimin. Kjo po ndodh në një kontekst të patriarkalizmit të thellë. Më gjeni një grua që nuk është ngacmuar seksualisht, në rrugë, në punë apo shkollë me qëllim që të turpërohet. Ngacmimi seksual, përvecse është i dënueshëm në Kodin Penal, prapë kjo praktikë vazhdon nga burrat dhe vazhdon mos raportohet nga gratë. Natyrisht ne kemi përgjegjësi intitucionale, secili nga ju ka përgjegjësi të ndryshojë kulturën rreth nesh”, tha Shahini teksa akuzoi median se i abuzon për herë të dytë viktimat duke dhënë detaje identifikuese.

“As sot as dje as kurrë, ministria nuk do prononcohet me raste individuale se kjo është riabuzim me viktimën. Të njëjtën pres dhe nga organizatat, ndërprisni daljet në media me informacione identifikuese. Hetim urgjent për protokollet e OJF që marrin para nga buxheti i shtetit, u kemi dërguar bashkive kriteret për stafin rojet dhe pastruesit. Kemi kërkuar nga AMA të marrë masa ndaj mediumit që kishte publikuar dëshminë policore të plotë ndaj një të mituri. Kërkoj që mos presë nxitje nga ne. Na thonë, ju lutemi na mbroni nga gazetarët dhe unë e kam frikën se arsye se pse nuk ka denoncime është frika se do përfundojnë në detaje identifikuese në televizor. Do dyfishojmë numrin e psikologëve dhe punonjësve socialë.

Por kjo nuk mjafton, nëse duam të parandalojmë dhunën e ngacmimin seksual duhet të punojmë për të luftuar sistemin patriarkal”, u shpreh Shahini nga foltorja.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0097670555114746
array(1) { ["section"]=> string(134) "shahini-per-perdhunimet-e-te-miturve-po-ndodhin-nga-patriarkalizmi-i-thelle-viktimat-na-thone-ju-lutemi-na-mbroni-nga-gazetaret-209030" }