Shakira thyen rekordin e suksesit, me tre certifikata lavdërimi nga Guiness

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 19:09 21-04-2015 Shakira thyen rekordin e suksesit, me tre certifikata lavdërimi nga Guiness

Shakira është një nga artistet më të suksesshme në muzikë dhe është nderuar me tre certifikata lavdërimi nga Rekordet Botërore Guiness.

Këngëtarja është nderuar për muzikën dhe kontributet sociale. Lajmin këngëtarja e bën publik në profilin e saj social “Facebook” me një foto në të cilën shihet e shtrirë pranë tre certifikatave në shtrat. “Mora 3 certifikata nga Rekordet Botërore Guiness dhe logjikisht unë po qetësohem pranë tyre”, ka shkruar Shakira mbi foto.

Çmimi i parë dedikohet popullaritetit të saj. Këngëtarja është e para që ka marrë mbi 100 milionë pëlqime në profilin social Facebook. Një çmim shkon për albumin e vitit 2005 “Fijacion Oral”, i cili u bë albumi më i shitur spanjoll në Britani brenda javës. Ndërsa një tjetër çmim i dedikohet këngës së saj “La tortura” i cili u bë “single” më i shitur i të gjitha kohëve.

Shakira është një yll në muzikë por fillimisht vlerësohet ana e saj amësore. Ajo është nënë e dy djemve, Milan dhe Sasha me bashkëshortin futbollist Gerard Pique.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.027024030685425
array(1) { ["section"]=> string(79) "shakira-thyen-rekordin-e-suksesit-me-tre-certifikata-lavderimi-nga-guiness-9360" }