Shanset që kanë shqiptarët për të fituar azil në Hollandë

Publikuar tek: ekonomi, më 18:02 21-09-2016 Shanset që kanë shqiptarët për të fituar azil në Hollandë Ministri i Çështjeve të Sigurisë, Klaas Dijkhoff

Shqiptarët të cilët nuk kanë fituar azil në Holandë do pagueshin me 200 euro për personat e rritur dhe 40 euro për fëmijë nëse do lagoheshin nga ky shtet, raporton “Volkskrant”,

Ministri i Çështjeve të Sigurisë, Klaas Dijkhoff, tregoi për gazetën “Volkskrant” se po heq dorë nga kjo tarifë që ka efekte të menjëhershme.

"Shqipëria është një vend i sigurt,"- tha ai. "Ne duhet të bëjmë të qartë që ky shtet nuk duhet të kërkojë azil këtu”.

Qindra persona nga Shqipëria, Serbia dhe Ballkani perëndimor që pretenduan të kërkonin azil këtu e dinin shumë mirë që do të rrefuzoheshin, megjithatë ata mund të presin për një vendim që do të merret brenda tetë muajsh.

Dijkhoff , të cilin e përditshmja e përshkruan si një person “gjakftohtë” në sytë e refugjatëve ka thënë për radio NOS se do të angazhohet në një pozicion drejtues partiak.

Ai tha: "Një qendër azili është krijuar sipas standardeve holandeze, por nëse ju jeni nga një vend ku nuk keni të njëjtën perspektivë,mesa duket është tërheqëse. Azili përfshin ushqim dhe strehim”.

 Ministri tha se ''pagesa për tu larguar”  ishte për të inkurajuar njerëzit që të kthehen vullnetarisht në vendinet e tyre, si një masë pragmatike, por ai do që ta ndaloj pagesën.

Ai shtoi se për të parandaluar njerëzit të cilët përfitojnë nga një system i projektuar për refugjatët, kërkesa për azil u refuzohet njerëzve të cilët janë ndaluar të ri-hynë në BE për dy vjet.

Dijkoff kërkoi një raport në shkurt 2016 ku tregoheshin të gjitha normat e pranimit të vendeve evropiane për azilkërkuesit nga vende të ndryshme.

 Edhe pse shqiptarët dërguan më shumë kërkesa se azilkërkuesit sirian shancet pët të fituar atë janë pothuajse zero.

Buxheti, paraqiti të hënën parashikimin se  Holanda do të ketë 42.000 azilkërkuesit në vitin 2017 një shifër e cila ka shkarkuar shumë polemika pasi paraqet një shifër të vogël në krahasim me atë të tetorit të vitit 2015.

Kryeministrin Mark Rutte  tregoi se ka reduktuar azilantët në gjysmën e parë të viti 2016.

Sipas shifrave zyrtare të CBS, gjatë këtij viti 16.000 persona kanë kërkuar azil duke i’u bashkuar personave të tjerë të familjes krakasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2015 që ishin 57.000 përgjatë gjithë vitit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0070281028747559
array(1) { ["section"]=> string(63) "shanset-qe-kane-shqiptaret-per-te-fituar-azil-ne-hollande-53661" }