Shantazh djalit të ish-deputetit, arrestohet 1 nga 5 bashkëpunëtorët që zhvatën 26 mijë euro

Publikuar tek: aktualitet, më 17:30 27-04-2017 Shantazh djalit të ish-deputetit, arrestohet 1 nga 5 bashkëpunëtorët që zhvatën 26 mijë euro

Arrestohet një nga pesë personat e dënuar për gjobëvënien ndaj djalit të ish-deputetit të Partisë Demokratike, Ibrahim Bruka.

I arrestuari është Fatmir Gjeta, 30 vjeç, i cili është ndaluar nga shërbimet e Komisariatit nr.6, në afërsi të Vorës. Vendimi i fajësisë për të dhe 4 shokët është dhënë më 15 mars të këtij viti nga Gjykata e Krimeve të Rënda.

 Ai ishte në kërkim bashkë me një tjetër bashkëpunëtor, që ende nuk është arrestuar, edhe pse tashmë janë shpallur fajtorë e dënuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda, shkruan “Panorama”.

Ata u shpallën fajtorë, pasi u akuzuan se i kanë zhvatur një total prej 26 mijë eurosh të birit të kirurgut Ibrahim Bruka, ish-deputet i PD, pasi e kërcënonin me publikimin e një fotoje ku i mituri tymoste një cigare kanabis.

 “Gjobat” janë vjelë në shuma që varionin nga 2500 deri në 5000 euro gjatë 12 episodeve të ndryshme, të regjistruara në harkun kohor janar-prill 2016.

Referuar vendimit të Gjykatës, Rogers Ademaj, Fatmir Gjeta, Ilir Shehu dhe Luan Lama u fajësuan për akuzën e “shtrëngimit me anë të kanosjes për dhënien e pasurisë”, ndërsa Shkëlqim Spahiu për “moskallëzim krimi”.

Procesi gjyqësor ndaj tyre u zhvillua me procedurën e gjykimit të shkurtuar, si rezultat i të cilit ata përfituan edhe uljen e një të tretës së masës së dënimit.

Referuar dosjes së Prokurorisë për Krimet e Rënda, procedimi penal ndaj pesë të akuzuarve të kësaj dosjeje nisi në prill 2016, pas një kallëzimi të E. Brukës, djalit 17-vjeçar të ish-deputetit:.

Ngjarja:

Një grup personash, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, që prej muajit janar 2016 i kanë marrë përmes dhunës psikologjike sasi të ndryshme eurosh.

Denoncuesi ka deklaruar se në janar të vitit 2016 është njohur me Rogers Ademajn, i cili ka shkuar në shtëpinë e tij për një ndërhyrje të lehtë kirurgjikale, duke qenë se i ati i tij ishte kirurg.

Të nesërmen, rreth darkës, në adresën që i dëmtuari ka në rrjetin social “Facebook” i ka ardhur një mesazh nga Ilir Shehu, që përdorte profilin me emër “Liri Shehu” dhe i kërkoheshin urgjentisht 2500 euro. Në këtë mënyrë kanë nisur gjobat, duke përdorur si kërcënim një fotografi të tij ku ai shfaqej duke tymosur hashash.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ambasada Amerikane jep një mesazh shumë të rëndësishëm: KUJDES! S'do mund të udhëtoni kurrë në SHBA
Dekriminalizimi, hiqet nga drejtor hipoteke, vihet drejtor në bashki »
Article Logic
Execution time: 0.012913942337036
array(1) { ["section"]=> string(97) "shantazh-djalit-te-ish-deputetit-arrestohet-1-nga-5-bashkepunetoret-qe-zhvaten-26-mije-euro-76663" }