Shantazhoi për dy vjet Rudina Magjistarin, dalin 80 faqe me kërcënime dhe fyerje

Publikuar tek: aktualitet, më 12:27 27-10-2016 Shantazhoi për dy vjet Rudina Magjistarin, dalin 80 faqe me kërcënime dhe fyerje

Plot 80 faqe me kërcënime dhe fyerje gjatë një periudhe dy vjeçare janë regjistruar pas 8 muaj hetime që Prokuroria e Tiranës të ngre akuzëne  “Përndjekjes” për shtetasen Vjola Sala e cila ka shantazhuar prezantuesen e njohur Rudina Magjistari.

Pas hetimeve të kryera nga policia, është bërë i mundur lokalizimi i shtetases Vjola Sala, nga qyteti i Durrësit.

Pas ndalimit të saj, materialet hetimore i kaluan prokurorisë së Tiranës, e cila pak ditë më parë ka vendosur të mbyllë hetimet dhe të nisë dosjen në gjykatë, me të pandehurën Vjola Sala.

Sala ka thënë në deklaratat e saj se nuk ka patur për qëllim t’i bënte keq moderators Rudina Magjistari.

Fillimisht Magjistari i ka marrë me lehtësi duke mos i kushtuar shumë vëmendje, por ka ardhur një moment dhe durimi është sosur. Kjo pasi, e pandehura Vjola Sala, ka kaluar në kërcënime serioze, të dhunshme, fyerje dhe shantazhe të ndryshme. Në këto kushte, moderatorja Magjistari është detyruar të mbyllë adresat e saj, duke i dhënë “Bllok” dhe fshirë këtë shtetase nga fansat e saj. Megjithëse ka marrë këto masa, sërisht Rudina Magjistari nuk ka arritur të ndalë të pandehurën Vjola Salan, e cila sërisht ka mundur të depërtojë në profilet e saj të facebook-ut, duke vijuar me avazin e saj të vjetër të kërcënimeve pa motiv.

Depërtimin në profil, Vjola Sala e bënte duke hapur profile të tjera në “Facebook” me emra të rremë dhe emrin e saj. Në pamundësi për të ndalur veprimet e saj, moderatorja Magjistari i është drejtuar Policisë së Tiranës duke depozituar një kallëzim penal ndaj shtetases Vjola Sala. Pas hetimeve të kryera është mundur të identifikohet dhe ndalohet e pandehura. Gjatë këqyrjes së disa prej rrjeteve sociale që ajo administronte, janë nxjerrë qindra kërcënime dhe biseda shantazhuese, njëherësh dhe fyese në adresë të Rudina Magjistarit. Këto biseda janë printuar në një material prej 80 faqesh dhe tashmë janë pjesë e dosjes së gjykimit që pritet të shqyrtohet pranë Gjykatës së Tiranës.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0094978809356689
array(1) { ["section"]=> string(85) "shantazhoi-per-dy-vjet-rudina-magjistarin-dalin-80-faqe-me-kercenime-dhe-fyerje-57556" }