Eshtrat e një fëmijë në varrezat e Sharrës janë zhvarrosur dhe më pas duke u vendosur në një kuti kartoni janë hedhur 10 metra nga vendi ku ndodheshin.
Kanë qenë familjarët e të ndjerit ata që kanë konstatuar këtë veprim, kur kanë evidentuar se në varrin ku ndodheshin eshtrat e fëmijës është varrosur një person tjetër.
Familjarët nuk ishin njoftuar më parë për këtë veprim dhe kanë kërkuar hetim për ngjarjen.
Policia ndërkohë ka shoqëruar në komisariatin numër 6, dy përgjegjësit e varrezave të Sharrës.
*OraNews