Pak ditë më parë bëri bujë një video në të cilën tregohej sesi policia e SHBA-së goditi me 7 plumba në kurriz një person me ngjyrë, JACOB Blake.
Këngëtaret me famë botërore, Beyonce dhe Cardi B nuk kanë mundur të heshtin para një makabriteti të tillë.
Këngëtarja Beyonce është shprehur përmes instagramit se i plagosuri do të këtë mbështetjen e saj dhe shpreson që ai të ngrihet në këmbë një ditë pasi 7 goditjet kanë prekur keq shtyllën kurrizore të tij.
Edhe 27-vjeçarja Cardi B reagoi në instagram ashpër lidhur me këtë ngjarje. Ajo shprehet se nuk ka asnjë justifikim sesi një polici e tillë dhunon deri në vdekje një njëri vetëm sepse ka një ngjyrë ndryshe nga ata.
"Wow këta janë të sëmurë! Nuk mund ta besoj! Cili do të jetë justifikimi tani?”
Kjo video e llahtarshme mori shpërndarje të gjerë dhe riktheu zemërimin për mënyrën sesi policia reagon ndaj personave me ngjyrë në SH.B.A.
Kujtojmë se tre muaj më parë një ngjarje e tillë e rëndë ndodhi edhe me viktimën, George Floyd në Minneapolis i cili fatkeqësisht nuk mundi të mbijetonte.