SHBA akuzojnë Iranin për sulme ndaj çisternave të naftës

Publikuar tek: bota, më 19:16 29-05-2019 SHBA akuzojnë Iranin për sulme ndaj çisternave të naftës

Këshilltari amerikan për Sigurinë Kombëtare John Bolton tha të mërkurën se “pothuajse me siguri”, Irani ishte përgjegjës për sulmet e kryera më herët gjatë këtij muaji, ndaj çisternave të naftës në brigjet e Emirateve të Bashkuara Arabe.

Duke folur për gazetarët gjatë një vizite në Abu Dabi rreth atyre që i cilësoi bisedime për "çështje të rëndësishme e aktuale mbi sigurinë rajonale", zoti Bolton nuk dha ndonjë dëshmi për të mbështetur akuzën e tij, por tha se çisternat u hodhën në erë me mina detare.

Irani e ka mohuar përgjegjësinë për sulmet. Të mërkurën, zëdhënësi i ministrisë së Jashtme Abbas Mousavi i hodhi poshtë akuzat e zotit Bolton duke i cilësuar si qesharake.

Tensionet mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara janë përshkallëzuar javët e fundit pas vendimit të Presidentit Donald Trump për të ndaluar tërësisht eksportet iraniane të naftës si dhe pas rritjes së pranisë së ushtrisë amerikane në Gjirin Persik si përgjigje ndaj asaj që zoti Trump thotë se janë kërcënime që vijnë nga Irani.

Ministri i Jashtëm i Iranit Mohammad Javad Zarif akuzoi zotin Bolton si dhe zyrtarë të tjerë se “po nxisin luftë" dhe tha se administrata Trump me rivendosjen e sanksioneve kundër Iranit, po kryen "terrorizëm ekonomik"./VOA/

Si e vlerësoni punën e secilit ministër të qeverisë Rama 2?

Votoni nga 1 te 10 (1 nenkupton shumë keq, 10 nënkupton shumë mirë)

Anila Denaj - Ministre e Financave
Arben Ahmetaj - Ministër i Shtetit për Rindërtimin
Belinda Balluku - Ministre e Infrastukturës dhe Energjitikës
Bledi Çuçi - Ministër i Bujqësisë
Blendi Klosi - Ministër i Turizmit
Eduard Shalsi - Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Elisa Spiropali - Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Elva Margariti - Ministre e Kulturës
Etilda Gjonaj - Ministre e Drejtësisë
Evis Kushi - Ministre e Arsimit, Rinisë dhe Sportit
Ogerta Manastirliu - Ministre e Shëndetësisë
Olta Xhaçka - Ministre e Mbrojtjes
Pandeli Majko - Ministër i Diasporës
Sandër Lleshaj - Ministër i Brendshëm

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.01429295539856
array(1) { ["section"]=> string(63) "shba-akuzojne-iranin-per-sulme-ndaj-cisternave-te-naftes-166190" }