SHBA, arrestohet shqiptarja që shtirej si dentiste

Publikuar tek: bota, më 15:40 17-04-2015

Praktikantja shqiptare me banim në Bronx Valbona Yzeiraj, është arrestuar pasi shtirej si dentiste duke kryer te pacientët anestezi, mbushje dhëmbësh apo edhe mbjellje, ndërkohë që dentisti nuk ndodhej në klinikën e tij.

45 vjeçarja e cila e quante veten “Dr.Val”, dyshohet se u ofronte pacientëve shërbime me çmime më të lira. Ajo i tha prokurorëve se kishte marrë disa kurse trainimi në Shqipëri por sipas prokurorit nuk ka asnjë dokument që ta vërtetojë këtë gjë.

Sipas prokurorëve, Yeziraj shfrytëzonte "dobësitë" e komunitetit shqiptar në Bronx duke i synuar ata si pacientë. Pronari i klinikës dentare Schoengold, tha se "kjo është një tradhëti ndaj besimit të tij dhe për komunitetit". Prokurorët thanë se ajo u përpoq të vjedhë edhe 20 mijë dollarë nga departamenti i pagave për praktikantët.

Nëse Yeziraj shpallet fajtore, rrezikon deri në 7 vjet burg por edhe nëse shpallet e pafajshme do të paguajë një gjobë prej 20 mijë dollarë dëme të shkaktuara.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.09494686126709
array(1) { ["section"]=> string(54) "shba-arrestohet-shqiptarja-qe-shtirej-si-dentiste-9024" }