SHBA arreston punëtorin e inteligjencës për nxjerrje të informacionit

Publikuar tek: bota, më 23:55 09-10-2019 SHBA arreston punëtorin e inteligjencës për nxjerrje të informacionit Objekti i Departamentit të Drejtësisë

Një analist kundër terrorizmit në Agjencinë Mbrojtëse të Inteligjencës është arrestuar të mërkurën për shkak të ofrimit të materialeve të klasifikuara rreth një sistemi të huaj të armëve për dy gazetare më 2018 dhe 2019, ka thënë Departamenti amerikan i Drejtësisë, teksa ka dorëzuar lëndën në një gjykatë federale, transmeton agjencia e lajmeve, Reuters.

Informacioni që 30-vjeçari, Henry Kyle Frese i ka ofruar një gazetareje me të cilën ka pasur lidhje romatike, është paraqitur në të paktën tetë raportime të ndryshme, ka thënë Departamenti i Drejtësisë në Gjykatën në Virxhinia.

Emrat e dy gazetareve nuk janë bërë publikë.

Në informacionet e ofruara ka pasur shqetësime për kapacitetin e një sistemi të armëve të një shteti të huaj.

The Washington Post ka thënë se autoritetet kanë refuzuar që të identifikojnë se për sistemin e cilit shtet bëhet fjalë.

Në padi është thënë se Frese i ka dhënë informacione gruas me të cilën ka pasur lidhje romantike, e cila më pas ka ndarë të dhënat me një gazetare të një mediumi tjetër.

Autoritetet kanë thënë se motivi i veprave të Fresës ka qenë që t’i ndihmojë gazetares për t’u ngritur në pozitë. /REL

Nga Veriu në jug, këto hotele mbajnë 5 yje.
Por me sa i vlerësoni ju?

Grand Hotel Resort - Velipoja
Rafaelo - Shëngjin
Kompleksi Lura - Gjiri i Lalezit
Palace Hotel - Durrës
Prestige Resort - Golem
Premium Resort - Golem
Fafa Hotel - Durrës
Grupi Harmonia - Hotel
Regina Hotel - Vlorë
Hotel Butrinti - Sarandë
Demi Hotel - Sarandë
Santa Quaranta Resort - Sarandë
Hotel Morina - Palasë
Hotel Fishta - Velipojë
Hotel Briliant - Qerret
Supreme Hotel - Qerret
Article Logic
Execution time: 0.0099020004272461
array(1) { ["section"]=> string(76) "shba-arreston-punetorin-e-inteligjences-per-nxjerrje-te-informacionit-181445" }