SHBA, Britania dhe Franca mbyllin ambasadat në Jemen

Publikuar tek: bota, më 17:34 11-02-2015 SHBA, Britania dhe Franca mbyllin ambasadat në Jemen

Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe Franca, njoftuan për mbylljen e ambasadave në Jemen, për shkak të përkeqësimin të situatës së sigurisë në vend.

Departamenti i Shtetit tha të martën në mbrëmje se personeli i ambasadës amerikane është larguar nga kryeqyteti i Jemenit, Sana'a, ndërsa Britania njoftoi sot herët se personeli i saj është tërhequr. Franca do ta mbyllë ambasadën e saj të premten, raporton Voa.

"Veprimet e njëanshme të kohëve të fundit, e ndërprenë procesin e tranzicionit politik në Jemen, duke krijuar rrezikun se dhuna do të kërcënonte jemenasit dhe komunitetin diplomatik në Sana'a", tha zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Jen Psaki në një deklaratë. 

"Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të jenë plotësisht të angazhuara në mbështetjen e jemenasve që punojnë për një Jemen paqësor, të begatë dhe të bashkuar. Ne do të shqyrtojmë alternative për kthimin në Sana’a kur të përmirësohet gjendja në terren”.

Shtetet e Bashkuara, Britania dhe Franca paralajmëruan qytetarët e tyre të mos udhëtojnë në Jemen dhe ata që janë në vend, të largohen.

Jemeni është përfshire prej muajsh nga trazirat politike. Muajin e kaluar, kryengritësit Shi-itë Houthi morën nën kontroll selinë e Presidentit Abd Rabbuh Mansour Hadi, duke e detyruar atë dhe kabinetin e tij.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.044833183288574
array(1) { ["section"]=> string(56) "shba-britania-dhe-franca-mbyllin-ambasadat-ne-jemen-3066" }