SHBA dhe Koreja e Jugut po diskutojnë për 'përgjigje ushtarake' ndaj Koresë së Veriut

Publikuar tek: bota, më 20:28 28-07-2017 SHBA dhe Koreja e Jugut po diskutojnë për 'përgjigje ushtarake' ndaj Koresë së Veriut

SHBA-të dhe Koreja e Jugut kanë njoftuar se po marrin parasysh përgjigjet ushtarake pas testit të fundit të një rakete ndërkontinentale nga Korenë e Veriut, raportojnë mediat amerikane.

Zyrtarët amerikanë konfirmuan se raketa e lëshuar sot nga Koreja e Veriut fluturoi për 45 minuta në ajër përpara se të binte në një zonë ekonomike ekskluzivisht të Japonisë.

Raketa është e llojit ICBM, raketë balistike ndërkontinentale dhe fluturoi mbi 700 kilometra nga baza e lëshimit, raporton newsbomb.al.

Më herët këtë muaj, zyrtarët amerikanë thanë se Koreja e Veriut mund të ketë raketa që arrijnë Alaskën ndërsa zyrtarët e inteligjencës amerikane besojnë se Koreja e Veriut është vetëm një vit larg përfundimit të një arme bërthamore që mund të ngarkohet në këtë raketë. /Newsbomb.al

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Këto janë 15 imazhet më të fuqishme ndonjëherë në historinë botërore
Demi vret veten pasi ia ndezën brirët në flakë (Video, pamje të rënda) »
Article Logic
Execution time: 0.01233983039856
array(1) { ["section"]=> string(89) "shba-dhe-koreja-e-jugut-po-diskutojne-per-pergjigje-ushtarake-ndaj-korese-se-veriut-87665" }