SHBA dhe Rusia bien dakord për armëpushimin në Siri

Publikuar tek: bota, më 22:24 22-02-2016 SHBA dhe Rusia bien dakord për armëpushimin në Siri

SHBA dhe Rusia ranë dakord për një armëpushim në Siri, që do të hyjë në fuqi të shtunën, njoftoi sot Departamenti amerikan i Shtetit.

Armëpushimi nuk do të aplikohet për ISIS-in dhe grupet e tjera terroriste.

“Jam i lumtur për marrëveshjen e arritur sot për një dhënie fund të mizorive në Siri. U bëj thirrje të gjitha palëve ta pranojnë dhe të respektojnë pikat e kësaj marrëveshjeje”, deklaroi sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, transmeton Ata.

“Nëse zbatohet… kjo marrëveshje do të çojë jo vetëm në reduktimin e dhunës, por do të mundësojë edhe dërgimin e ndihmave në zonat e rrethuara dhe mbështetjen e një tranzicioni politik për një qeveri që do t’i përgjigjet kërkesave të popullit sirian”, theksoi ai.

Lufta në Siri filloi në mes të marsit të vitit 2011 dhe ka shkaktuar deri tani 250 mijë të vdekur dhe shpërmguljen e gjysmës së popullsisë, sipas të dhënave të OKB-së.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.029281854629517
array(1) { ["section"]=> string(57) "shba-dhe-rusia-bien-dakord-per-armepushimin-ne-siri-33269" }