SHBA ‘dhëmbë për dhëmbë’ Rusisë, shton prezencën e avionëve ushtarak në Mesdhe

Publikuar tek: bota, më 22:27 24-04-2019 SHBA ‘dhëmbë për dhëmbë’ Rusisë, shton prezencën e avionëve ushtarak në Mesdhe Lufteanijet amerikane ne detin Mesdhe

Shtetet e Bashkuara të Amerikës pas shtimit të forcave ushtarake ruse në kufijtë e zonës së NATO-s, ka vendosur të tregojë forcën e saj në Detin Mesdhe.

Që prej vitit 2016, SHBA vendosi për herë të parë dy transportues avionësh në Detin Mesdhe duke i treguar Moskës se Washingtoni nuk do të tërhiqet nga kjo zonë gjeopolitike.

Sipas medias prestigjioze amerikane CNN, në zonën e Mesdheut ka patur dislokim të trupave ushtarake amerikane si dhe vendosjen e transportuesve të avionëve ushtarakë të cilët përbëheshin nga disa anije edhe deri në 120 avionë.

Rusia po angazhohet me forcat e saj në shumë vende ku ka përplasje diplomatike me Shtetet e Bashkuara, raporton CNN, duke thënë se Siria tashmë ka një prani të shtuar ushtarake ruse dhe është afër nënshkrimit për dhënie me qera të portit Tartus, zone strategjike ku flota ruse është vendosur tashmë.

Marina ruse ka shtuar gjithashtu prezencën në portin e Sevastopolit në Krime, duke shtuar anijet e reja dhe nëndetëset e saj.

SHBA ka paralajmëruar se Rusia është duke përforcuar praninë e saj edhe në Atlantik dhe në Arktik.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.028404951095581
array(1) { ["section"]=> string(82) "shba-dhembe-per-dhembe-rusise-shton-prezencen-e-avioneve-ushtarak-ne-mesdhe-161744" }