SHBA e gatshme për vazhdimin e bombardimeve në Siri: S'do presim më

Publikuar tek: bota, më 19:13 07-04-2017 SHBA e gatshme për vazhdimin e bombardimeve në Siri: S'do presim më

Ambasadorja e SHBA-së në OKB, Nikki Haley ka thënë se Amerika është e gatshme të ndërmerr hapat e mëtejshëm për të ndërhyrë në Siri.

Ajo ka shtuar se SHBA nuk do të qëndrojë duarkryq kur të përdoren armët kimike kundër popullatës civile.

“SHBA nuk do të presin që të përdoren armët kimike nga Al-Assadi. Këto ditë kanë marrë fund”, ka thënë ajo.

Haley ka shpresuar se nuk do të jetë e nevojshme që të merren hapa të radhës për ndërhyrje në Siri, por që nëse shihet e arsyeshme Amerika do jetë në gjendje gatishmërie.

Deklarata e HALEY ka ardhur pas sulmit të SHBA në një bazë të forcave qeveritare siriane .

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Siria e dinte për sulmin e SHBA, evakuuoi personelin nga baza ajrore përpara goditjes
Në prag të "Luftës së Tretë Botërore"? »
Article Logic
Execution time: 0.011085987091064
array(1) { ["section"]=> string(72) "shba-e-gatshme-per-vazhdimin-e-bombardimeve-ne-siri-s-do-presim-me-74451" }