SHBA e kërcënoi me sanksione, Turqia instalon sistemin rus raketor S-400

Publikuar tek: bota, më 20:30 12-07-2019 SHBA e kërcënoi me sanksione, Turqia instalon sistemin rus raketor S-400 Foto ilustruese

Blerja e sistemit të avancuar rus antiraketor S-400, nga Ankaraja është kundërshtuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas SHBA-së, kjo gjë cënon sigurinë e bazave dhe flotës amerikane e  të NATO-s në Turqi dhe më gjerë në raste kundërsulmi.

Uashingtoni e konsideron mbrojtjen antiajrore ruse të cënueshme për sistemet mbrojtëse të NATO-s dhe se në rast konflikti, sistemi i sofistikuar me rreze të gjatë veprimi mund të sulmojë aeroplanët amerikanë bombardues ‘F-35’.

Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar që Ankaraja të pezullojë tratativat me Rusinë për blerjen e sistemit raketor S-400, ose në të kundërt do të parashikohen sanksione të ndryshme ndaj kujtdo shteti që fut në territorin e vet armatime të rëndësisë së veçantë me prejardhje nga Rusia.

Pavarësisht paralajmërimeve për sanksione të rënda, Turqia ka marrë në dorëzim sistemin antiraketor rus.

Ministria e Mbrojtjes në Ankara njoftoi se sistemet e para kundërajrore ‘S-400’, janë instaluar në bazën më të madhe ajrore të Turqisë Qëndrore, ‘Murted’, pranë Ankarasë.

Presidenti turk Erdogan apeloi kundër sanksioneve nga pala amerikane. Ai me anë të një deklarate kërcënoi se humbja e një aleati strategjik si Turqia në rajon nuk do të ishte e lehtë për SHBA-në.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0069499015808105
array(1) { ["section"]=> string(78) "shba-e-kercenoi-me-sanksione-turqia-instalon-sistemin-rus-raketor-s-400-172019" }