“SHBA e përkushtuar të luftojë korrupsionin”, Ambasada amerikane në Tiranë: Çdo javë, nga një nismë kundër korrupsionit

Publikuar tek: politike, më 17:34 12-11-2019 “SHBA e përkushtuar të luftojë korrupsionin”, Ambasada amerikane në Tiranë: Çdo javë, nga një nismë kundër korrupsionit

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë njofton se “çdo javë do të nënvizojë një nismë që do ketë ndërmarrë për të luftuar korrupsionin në Shqipëri”.

Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, Ambasada e SHBA, thotë se do të vazhdojë të punojë me partnerët shqiptarë për të ndihmuar ngritjen e një sistemi drejtësie që është transparent, eficient dhe i lirë nga korrupsioni.

“Ky është sistemi i drejtësisë që ju, populli shqiptar, meritoni,” përmbyllet mesazhi i Ambasadës Amerikane në Tiranë.

“Qeveria e Shteteve të Bashkuara është e përkushtuar në luftën kundër korrupsionit dhe respektimin e sundimit të ligjit në mbarë botën. Lufta kundër korrupsionit është prioritet i punës së Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë. Çdo javë do të nënvizojmë një nismë që kemi ndërmarrë për të luftuar korrupsionin në Shqipëri. Këtë javë, mësoni se si USAID ka punuar me partnerë për të përmirësuar sistemin gjyqësor prej vitit 2003. Ambasada e SHBA në Shqipëri do të vazhdojë të punojë me partnerët shqiptarë për të ndihmuar ngritjen e një sistemi drejtësie që është transparent, eficient dhe i lirë nga korrupsioni. Ky është sistemi i drejtësisë që ju, populli shqiptar, meritoni”.

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.01736307144165
array(1) { ["section"]=> string(121) "shba-e-perkushtuar-te-luftoje-korrupsionin-ambasada-amerikane-ne-tirane-cdo-jave-nga-nje-nisme-kunder-korrupsionit-185634" }