SHBA ekstrakton me sukses SPIUNIN e lartë brenda qeverisë RUSE

Publikuar tek: bota, më 16:21 09-09-2019 SHBA ekstrakton me sukses SPIUNIN e lartë brenda qeverisë RUSE Donald Trump / Vladimir Putin

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë arritur të ekstraktojnë me sukses jashtë Rusisë një spiun që kishte akses në rangje të larta të qeverisë në Kremlin.

Operacioni sipas CNN, që mëson nga disa burime të administratës Trump, ka ndodhur në vitin 2017 dhe kjo për shkak se zyrtarë amerikanë të administratës së Donald Trump mund të keqpërdornin informacionin e klasifikuar, duke vënë në rrezik edhe fshehtësinë e vetë spiunit.

Vendimi për të ekstraktuar jashtë Rusisë këtë spiun, ndodhi fill pas një takimi në Zyrën Ovale mes Donald Trump dhe Ministrit të Jashtëm rus Sergej Lavrov, si dhe Ambasadorin e atëhershëm rus në SH.B.A. Sergey Kislyak.

Drejtori i atëhershëm i CIA-s, Mike Pompeo tha se zyrtarë të tjerë të lartë të administratës Trump po nxirrnin shumë informacion në lidhje me spiunin e infiltruar në rangjet e larta të qeverisë ruse, dhe që konsiderohej aset. Një ekstraktim, ose "ekstriltrim", pra një operacion i tillë konsiderohet nga zyrtarët e inteligjencës si një zgjidhje e jashtëzakonshme kur inteligjenca amerikane beson se një "aset" është në rrezik të menjëhershëm.

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0076949596405029
array(1) { ["section"]=> string(69) "shba-ekstrakton-me-sukses-spiunin-e-larte-brenda-qeverise-ruse-177848" }