SHBA: Gjasat për luftë me Rusinë dhe Kinën po rriten

Publikuar tek: bota, më 21:03 02-07-2015 SHBA: Gjasat për luftë me Rusinë dhe Kinën po rriten

Një raport i Pentagonit ka tërhequr vërejtjen për “gjasë të vogla, por në rritje” se Shtetet e Bashkuara do të tërhiqen në luftë me fuqitë e tjera botërore, Rusinë dhe Kinën, dhe ka parashikuar konsekuenca që do të jenë “të pakufizuara”.

“Probabiliteti i involvimit në luftë ndërshtetërore me fuqi madhore është vlerësuar se është i vogël, por në rritje”, thuhet në raportin e Strategjisë Ushtarake Kombëtare për vitin 2015, transmeton REL.

Rusia disa herë ka “demonstruar se nuk e respekton sovranitetin e fqinjëve të vet dhe se ka gatishmëri për ta përdorë forcën për t’i arritur qëllimet e veta”, thotë raporti, dhe thekson se “aksionet e ushtrisë së Rusisë e shkatërrojnë direkt sigurinë rajonale nëpërmjet forcave të autoritzuara”.

Pentagoni e nënvizon praninë e trupave ruse në konfliktin në Ukrainë, megjithëse Moska nuk pranon se e ka vendosur ushtrinë e saj në pjesën lindore të Ukrainës për ta forcuar kryengritjen separatiste.

Raporti i fundit i Pentagonit, në vitin 2011, është marrë pak me Rusinë, por ai ishte përpiluar para aneksimit të Krimesë së Ukrainës nga ana e Rusisë, në mars të vitit të kaluar, dhe para se Moska ta mbështeste kryengritjen, që ka shkaktuar vrasjen dhe zhvendosjen e dhjetëra mijëra njerëzve.

Kina, po ashtu, është përmendur në raport si vend agresiv në rritje dhe që paraqet kërcënim për interesat e sigurisë së Shteteve të Bashkuara në botë, ku stabiliteti është i ndjeshëm.

Kina është duke i shtuar “tensionet “ në rajonin Azi-Paqësor, me projekte pretenduese tokësore në hapësirat e kontestuara në Detin Jugor Kinez, që kanë për qëllim shtimin e pranisë ushtarake dhe civile të Kinës.

 “Ambienti i sotëm global i sigurisë është më i paparashikuari që e kam parë në 40 vjetët e shërbimit”, tha gjenerali Martin Dempsey, kryesues i Shtatmadhorisë së Bashkuar të ushtrisë amerikane, duke e paraqitur raportin.

Si e vlerësoni punën e secilit ministër të qeverisë Rama 2?

Votoni nga 1 te 10 (1 nenkupton shumë keq, 10 nënkupton shumë mirë)

Anila Denaj - Ministre e Financave
Arben Ahmetaj - Ministër i Shtetit për Rindërtimin
Belinda Balluku - Ministre e Infrastukturës dhe Energjitikës
Bledi Çuçi - Ministër i Bujqësisë
Blendi Klosi - Ministër i Turizmit
Eduard Shalsi - Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Elisa Spiropali - Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Elva Margariti - Ministre e Kulturës
Etilda Gjonaj - Ministre e Drejtësisë
Evis Kushi - Ministre e Arsimit, Rinisë dhe Sportit
Ogerta Manastirliu - Ministre e Shëndetësisë
Olta Xhaçka - Ministre e Mbrojtjes
Pandeli Majko - Ministër i Diasporës
Sandër Lleshaj - Ministër i Brendshëm

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010069847106934
array(1) { ["section"]=> string(57) "shba-gjasat-per-lufte-me-rusine-dhe-kinen-po-rriten-15224" }