SHBA godet Iranin, i vë sanksione grupit më të madh të naftës

Publikuar tek: bota, më 09:35 08-06-2019 SHBA godet Iranin, i vë sanksione grupit më të madh të naftës

Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka njoftuar vendosjen e sanksioneve ekonomike kpër ompaninë e Industrive Petrokimike të Gjirit Persik për shkak të lidhjes së saj me Rojet Revolucionare të Iranit. Lajmi është konfirmuar nga Departamenti i Thesarit.

Sipas deklaratës së Departamentit të Thesarit, ky vendim ka për qëllim dëmtimin e financave të grupit më të madh dhe më fitimprurës të naftës dhe të 39 selive e agjentëve të huaj. Këtu përfshihet edhe një kompani britanike me bazë në Filipine, shkruan “The Guardian”.

“Ky veprim është paralajmërim që ne do të vazhdojmë t’i godasim kompanitë e sektorit të naftës që ofrojnë përkrahje financiare për Rojet Revolucionare të Iranit”, tha sekretari i thesarit, Steven Mnuchin, përmes një deklarate.

Departamenti i Thesarit njoftoi se kompania e goditur me sanksione prodhon 40 për qind të naftës së Iranit dhe është përgjegjëse për 50 për qind të naftës së eksportuar nga ky shtet. Ky institucion i paralajmëroi kompanitë ndërkombëtare që bashkëpunojnë me këtë kompani iraniane se do të jenë cak i sanksioneve, nëse vazhdojnë të bëjnë tregti me të.

Disa shtete e kanë ndërprerë importimin e naftës nga Irani, ndërsa Bashkimi Evropian është përpjekur ta ndërtojë një mekanizëm që mundëson vazhdimin e tregtisë me këtë shtet pa i shkelur sanksionet amerikane, transmeton Neësbomb.al.

Si e vlerësoni punën e secilit ministër të qeverisë Rama 2?

Votoni nga 1 te 10 (1 nenkupton shumë keq, 10 nënkupton shumë mirë)

Anila Denaj - Ministre e Financave
Arben Ahmetaj - Ministër i Shtetit për Rindërtimin
Belinda Balluku - Ministre e Infrastukturës dhe Energjitikës
Bledi Çuçi - Ministër i Bujqësisë
Blendi Klosi - Ministër i Turizmit
Eduard Shalsi - Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Elisa Spiropali - Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Elva Margariti - Ministre e Kulturës
Etilda Gjonaj - Ministre e Drejtësisë
Evis Kushi - Ministre e Arsimit, Rinisë dhe Sportit
Ogerta Manastirliu - Ministre e Shëndetësisë
Olta Xhaçka - Ministre e Mbrojtjes
Pandeli Majko - Ministër i Diasporës
Sandër Lleshaj - Ministër i Brendshëm

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011823892593384
array(1) { ["section"]=> string(67) "shba-godet-iranin-i-ve-sanksione-grupit-me-te-madh-te-naftes-167370" }