SHBA: Hakimi masiv i Yahoo është kryer nga 2 agjentë rusë

Publikuar tek: bota, më 19:18 15-03-2017 SHBA: Hakimi masiv i Yahoo është kryer nga 2 agjentë rusë

Departamenti Amerikan i Drejtësisë shpalli sot akuzat ndaj katër personave, përfshirë dy agjentë rusë, të dyshuar për vjedhjen e informacionit personal të qindra miliona njerëzve të regjistruar në Yahoo.

Ndihmës Prokurorja e Përgjithshme Mary McCord tha se katër paditë përfshijnë dy zyrtarë të Shërbimi Federal rus të Sigurisë dhe dy hakera që i ndihmuan ata të ndërhynin në llogaritë personale.

Ajo tha se hakerat kishin në shënjestër llogaritë e zyrtarëve qeveritarë në Rusia dhe në SHBA si dhe gazetarë, punonjës të shërbimeve financiare dhe të personelit ushtarak.

Njëri nga hakerat, Alexsey Belan, është paditur dy herë më parë nga autoritetet amerikane për vepra të ngjashme dhe ka qenë prej më shumë se tre vjetësh në listën e FBI-së që përfshin personat më të kërkuar për piraterinë në internet.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Aksion spektakolar/ 4.2 ton kokainë, zbulohet sasia më e madhe e drogës në 2 dekadat e fundit
Muri SHBA-Meksikë, shtyhet afati i fituesve të tenderit »
Article Logic
Execution time: 0.011695861816406
array(1) { ["section"]=> string(62) "shba-hakimi-masiv-i-yahoo-eshte-kryer-nga-2-agjente-ruse-72025" }