SHBA/ I emëruar në 1975 nga Presidenti FORD, ndahet nga jeta në moshën 99 vjeçare gjyqtari John Stevens, më liberali i Trupës Supreme (VENDIMET E BUJSHME)

Publikuar tek: bota, më 11:00 17-07-2019 SHBA/ I emëruar në 1975 nga Presidenti FORD, ndahet nga jeta në moshën 99 vjeçare gjyqtari John Stevens, më liberali i Trupës Supreme (VENDIMET E BUJSHME)

Mediat amerikane i bëjnë jehonë sot ndarjes nga jeta të ish-gjyqtarit John Paul Stevens, i emëruar nga republikanët në Gjykatën supreme në SHBA, dhe që më vonë u kthye në një lider të politikave liberale ndërkohë që gjykatat po ecnin djathtas.

Stevens vdiq në moshën 99 vjecare të martën, në një spital në Fort Lauderdale në Florida. Ai ishte tërhequr si gjyqtar në vitin 2010, në moshën 90 vjecare.

Ai është emëruar për here të parë nga Presidenti Gerald Ford në 1975 dhe u kthye në gjyqtarin që I ka shërbyer me gjatë shtetit amerikan në historinë e vetë.

Ishte ende në shendet të plotë kur dorëzoi detyrën dhe mori një rol të ri si kritik për disa nga ish kolegët e tij në cështje të tilla si e drejta e votës, fushatat financiare apo edhe vendimet me vdekje.

“Ai solli në bankën e gjyqit një përzjerje të papërsëritshme të mirësisë, përulësisë, mencurisë dhe pavarësisë. Angazhimi I tij I rreptë për drejtësinë na ka lënë një komb më të mirë” tha shefi I drejtësisë John Roberts në një deklaratë.

I njohur për veshjen e tij me kravatë me hark dhe rrobat e tij tradicionale të zeza, I njohur për dashurinë e tij për tenisin, ai ndërtoi që në fillimet e veta një profil të pavarur. Pikëpamjet e tij u zhvilluan në karrigen e gjyqtarit, jo vetëm për denimin me vdekje që në fillim ai e mbështeti. Ai lajmëroi në 2008 se besonte se dënimi me vdekje ishte jokushtetues.

Stevens ishte një nga mendimtarët më të mprehtë dhe shkrimtarët më të mirë dhe ka lënë shumë esse për filozofinë gjyqsore, atë më të vështirën. Ai njihej për sjelljen e tij shumë njerëzore kyr pyeste avokatët para tij, ndryshe nga disa kolegë të tij luftarakë.

Ndërsa gjykata u zhvendos djathas në fillim të viteve ’90 nën drejtimin e Ëillim Rehnquist, Stevens u bë drejtues I fraksionit liberal në gjykatën prej 9 anëtarësh. Kjo vazhdoi deri në vitin 2005 kur ai zëvendësoi paraardhësin.

Stevens përqafoi edhe pozita të tjera liberale duke mbështetur abortin apo të drejtat e komunitetit gay, kufizimet për armët, limitet për ndihmën qeveritare për religjionin dhe legalizimin e marijuanës.

Ai u tërhoq në 2010 duke e lejuar presidentin democrat Barack Obama ta zëvendësonte me gjyqtaren liberale Elena Kagan.

Steven është konsideruar takticien I madh dhe shpesh ndërtonte koalicione që fitonin mazhorancën në gjykatë, sikurse ishte vendimi që I hodhën poshtë administratës Bush në pozicionin e luftës kundër terrorismit.

Ai shkroi mendimet e veta se të burgosurit e bazës së Guantanamos në Kubë mund të sfidonin izolimin e tyre në gjykatat e SHBA dhe e hodhi poshtë sit ë paligjshëm sistemin e gjykatës ushtarake për të dyshuarit për terrorizëm.

Në 2007 stevens shkruajti mendimin e gjykatës që I dha një humbje administratës Bush për atë se zyrtarët e ambientit të SHBA kishin fuqinë për të rregulluar emetimin e gazrave që kontribuonin në ndryshimet klimatike.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025852918624878
array(1) { ["section"]=> string(156) "shba-i-emeruar-ne-1975-nga-presidenti-ford-ndahet-nga-jeta-ne-moshen-99-vjecare-gjyqtari-john-stevens-me-liberali-i-trupes-supreme-vendimet-e-bujshme-172476" }