SHBA  i evakuoi nga anija japoneze, amerikanët përballen me karantinën e dytë

Publikuar tek: bota, më 19:55 16-02-2020 SHBA  i evakuoi nga anija japoneze, amerikanët përballen me karantinën e dytë Anija Diamond Princess ku jane te izoluar pasagjeret dhe anetaret e bordit

Rreth 380 amerikanë janë evakuuar nga anija japoneze që ka në bordin e saj mbi 355 të infektuar me koronavirusin COVID-19.

Departamenti Amerikan i Shtetit ka rregulluar fluturime çarter për të zhvendosur amerikanët e ndodhur në anije.

Ambasada e SHBA në Tokio tha se po evakuonte amerikanët sepse pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit në bordin e anijes Diamond Princess ishin në njjë rrezik të lartë ekspozimi ndaj virusit.

Pasi të mbërrijnë në SHBA, të gjithë pasagjerët do të kalojnë 14 ditë në karantinë, pas 4 javëve të kaluar në karantinat e anijes.

Në anijen Diamond Princess janë evidentar 355 raste me koronavirus, ndërsa në përgjithësi në Japoni janë evidentuar 413 raste, duke përfshirë një të vdekur.

Disa pasagjerë thanë se do ta injoronin kërkesën e SHBA për tu zhvendosur, pasi nuk donin të kalonin 14 ditë të tjera në karantinë.

Kishte edhe shqetësime për të qenë në një udhëtim të gjatë me pasagjerë të tjerë që mund të infektohen.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Vdekja e adoleshentes shqiptare, prokuroria italiane nis hetimet
La qenushin të mbytej në kafaz, 1 vit burg për 36 vjeçarin »
Article Logic
Execution time: 0.0086779594421387
array(1) { ["section"]=> string(82) "shba-i-evakuoi-nga-anija-japoneze-amerikanet-perballen-me-karantinen-e-dyte-195412" }