SHBA i kërkojnë Zvicrës të ekstradojë 7 zyrtarë të FIFA-s

Publikuar tek: bota, më 18:44 02-07-2015 SHBA i kërkojnë Zvicrës të ekstradojë 7 zyrtarë të FIFA-s

Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar nga Zvicra që të ekstradojë shtatë zyrtarë FIFA-a, në kuadrin të një hetimi për korrupsion që ka nisur prej muajsh nga FBI. Zyrtarët zviceranë të drejtësisë kanë thënë sot se u është dorëzuar kërkesa për ekstradimin e shtatë zyrtarëve të FIFA-s të arrestuar në Zyrih në muajin maj nën dyshimet për ryshfet.

Një padi e SHBA lëshuar në muajin maj akuzon nëntë zyrtarë të FIFA-s dhe pesë drejtues koorporatash për vepra që përfshijnë shantazh, mashtrim me transferim elektronik fondesh dhe pastrim parash. Një hetim i veçantë zviceran po shqyrton akuzat për keqmenaxhim dhe pastrim parash të lidhura këto me dhënien e Kupave të Botës Rusisë dhe Katarit, përkatësisht në vitet 2018 dhe 2022.

Për shkak të hetimeve dhe akuzave që qarkullojnë prej vitesh në botën e futbollit, FIFA ka pezulluar procesin e tenderit për Botërorin 2026, ceremonia e të cilit ishte planifikuar të zhvillohej në vitin 2017 në Malajzi. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0293128490448
array(1) { ["section"]=> string(63) "shba-i-kerkojne-zvicres-te-ekstradoje-7-zyrtare-te-fifa-s-15210" }