SHBA i mbyll 'derën' Afrikës së Jugut dhe gjysmës së Europës nga frika e variantiti të ri të Covid

Publikuar tek: bota, më 20:29 25-01-2021 SHBA i mbyll 'derën' Afrikës së Jugut dhe gjysmës së Europës nga frika e variantiti të ri të Covid Joe Biden

Presidenti i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden ka njoftuar se udhëtarët nga Afrika e Jugut nuk do të lejohen për të hyrë në territorin e SHBA.  

Shpërthimi i pandemisë së variantit të ri të koronavirusit ka trembur autoritetet amerikane, me kabinetin e ri të Biden që ka vendosur të mos lejojë hyrje të qytetarëve nga kontinenti afrikan.

Të njëjtin fat kanë edhe shtetet e Irlandës, Britanisë së Madhe dhe 26 shteteve pjesë e Bashkimit Europian.

Këto kufizime pritej të skadonin të Enjten për shkak të një proklamate të nënshkruar nga ish-Presidenti Donald Trump para se ai të largohej nga detyra, por Biden e ka përmbysur atë vendim.  

Kufizimet në 26 vende në Evropë janë në fuqi që nga mesi i marsit. Brazili u shtua në listë në maj. 

Sipas urdhërit, shumica e shtetasve jo-amerikanë që kanë qenë në vendet e ndaluara do i duhet të kryejnë karantinimin 14 ditor në  Shtetet e Bashkuara. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Bie qeveria e Giuseppe Conte, kryeministri italian paraqet nesër dorëheqjen tek presidenti i vendit
Çmendet ushtari, shkëmben zjarr me policinë, më pas tredh babain dhe i pret gjuhën e hundën »
Article Logic
Execution time: 0.012806177139282
array(1) { ["section"]=> string(103) "shba-i-mbyll-deren-afrikes-se-jugut-dhe-gjysmes-se-europes-nga-frika-e-variantiti-te-ri-te-covid-236375" }