SHBA i vendos sanksione lideres së Hong Kongut dhe 10 të tjerëve: Mbështetën politikat kineze të shtypjes

Publikuar tek: bota, më 16:58 07-08-2020 SHBA i vendos sanksione lideres së Hong Kongut dhe 10 të tjerëve: Mbështetën politikat kineze të shtypjes Liderja e Hong Kongut, Carrie Lam

Administrata amerikane ka vendosur sanksione të reja për 11 individë, përfshi edhe udhëheqësen e Hong Kongut, Carrie Lam.

Departamenti i Thesarit në SHBA e shënjestroi Lam për rolin e saj në mbikqyrjen dhe “zbatimin e politikave të Pekinit për shtypjen e lirisë dhe proceseve demokratike”.

Sipas SHBA, Lam kaloi vitin e shkuar ligjin që i hapte rrugë ekstradimeve në territorin kinez. Një ligj kontravers që nxiti protesta masive, kjo edhe për arsye se në Hong Kong strehohen shumë aktivistë të të drejtave të njeriut që përndiqen nga qeveria kineze, raporton newsbomb.al.

Sekretari i Shtetit amerikan, Mike Pompeo në atë kohë e quajti ligjin si një “veprim Orwellian” dhe një sulm “ndaj të drejtave dhe lirive të njerëzve të Hong Kongut”.

Së bashku me lideren Lam, SHBA po sanksionon edhe Chris Tang, Stephen Lo, John Lee Ka-chiu, Teresa Cheng, Erick Tsang, Xia Baolong, Zhang Xiaoming, Luo Huining, Zheng Yanxiong, dhe Eric Chan.

“Si rezultat i aksionit të sotëm, të gjitha pronat dhe interesat në pronësi të individëve të përmendur më lart, dhe të çdo entiteti që zotërues, drejtpërdrejt ose indirekt, 50 përqind ose më shumë prej tyre, individualisht, ose me persona të tjerë të bllokuar, që janë në Shtetet e Bashkuara ose në kontrollin e personave amerikanë, janë të bllokuara dhe duhet të raportohen në OFAC,” thuhet në njoftim.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012165784835815
array(1) { ["section"]=> string(111) "shba-i-vendos-sanksione-lideres-se-hong-kongut-dhe-10-te-tjereve-mbeshteten-politikat-kineze-te-shtypjes-216418" }