SHBA ia kalon Italisë dhe Kinës, renditet e para në botë për nga rastet me koronavirus

Publikuar tek: bota, më 00:50 27-03-2020 SHBA ia kalon Italisë dhe Kinës, renditet e para në botë për nga rastet me koronavirus Të dhënat globale të pandemisë Covid-19

Shtetet e Bashkuara të Amerikës tashmë kanë më shumë raste të personave të infektuar me koronavirus se sa Kina dhe Italia.

Përhapja e virusit Covid-19 po ndodh me hapa të frikshëm në SHBA, ku epiqendra konsiderohet Nju Jorku, me gati gjysmën e rasteve, numër që dyfishohet çdo tre ditë.

Aktualisht (26.03.2020) në SHBA numërohen 82,404 raste të infektuarish me koronavirus.

Kina renditet e dyta, duke ruajtur një numër gati të pandryshuar të rasteve (81,782). Autoritetet në Kinë prej disa ditësh po raportojnë shifra minimale rastesh të reja që nuk e kalojnë qindshen.

Vendi i tretë më i goditur nga pandemia Covid-19 është Italia me 80,589 raste të infektuarish.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011414051055908
array(1) { ["section"]=> string(92) "shba-ia-kalon-italise-dhe-kines-renditet-e-para-ne-bote-per-nga-rastet-me-koronavirus-200234" }