SHBA-ja dhe Perëndimi kundër MADUROS, PUTIN i ofron mbështetje dhe ndihma humanitare Venezuelës

Publikuar tek: bota, më 16:01 25-09-2019 SHBA-ja dhe Perëndimi kundër MADUROS, PUTIN i ofron mbështetje dhe ndihma humanitare Venezuelës Presidenti rus Putin mbështet homologun e tij Nikolas Maduroa, president i Venezuelës

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin konfirmoi mbështetjen e padiskutueshme për presidentin e Venezuelës Nikolas Maduro, i cili po përballet prej kohësh me embargo të rëndë ekonomike dhe krizë humanitare në vend.

Shefi i Kremlinit bëri apel për uljen në bisedime midis qeverisë dhe opozitës venezueliane për të rikthyer stabilitetin në shtetin e Amerikës Jugore.

Putin e priti homologun e tij në Moskë, ku garantoi se do të akordojë 1.5 miliona vaksina kundër gripit, të cilat me kalimin e kohës do të arrijnë në 5 milionë. Ai theksoi se shkëmbimet tregtare midis dy vendeve janë rritur në masën 10% dhe investimet ruse kanë kapur shifrën e 4 miliardë dollarëve në Venezuelë.

Perëndimi dhe një pjese e madhe e shteteve të Amerikës Jugore e konsiderojn Maduron si ‘’diktator dhe president ilegjitim’’, ndërsa njohin si president liderin e opozitës së Venezuelës Juan Guaido.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0089099407196045
array(1) { ["section"]=> string(101) "shba-ja-dhe-perendimi-kunder-maduros-putin-i-ofron-mbeshtetje-dhe-ndihma-humanitare-venezueles-179769" }