SHBA-ja ndërmerr tjetër hap të rëndësishëm pas armëpushimit me Turqinë, largon trupat nga Siria drejt Irakut

Publikuar tek: bota, më 12:26 20-10-2019 SHBA-ja ndërmerr tjetër hap të rëndësishëm pas armëpushimit me Turqinë, largon trupat nga Siria drejt Irakut Trupat amerikane largohen nga Siria

Trupat e fundit amerikane në Siri do të stacionohen në perëndim të Irakut.

Kështu deklaron sekretari i Pentagonit Mark Esper. 1000 trupat ushtarake të SHBA-së do të zhvendosen në Irak për të luftuar forcat terroriste të ISIS-it.

‘’Tërheqja e trupave amerikane vazhdon nga verilindja e Sirisë. Bëhet fjalë për disa javë, jo për disa ditë. Strategjia synon të pozicionojë forcat ushtarake në perëndim të Irakut’’, bën me dije zyrtar i lartë i komandës ushtarake amerikane.  

Ditë më parë, SHBA-ja dhe Turqia firmosën marrëveshjen e armëpushimit në Siri teksa ushtria turke sulmoi verilindjen e Sirisë, ku banon minoriteti kurd. Tërheqja e trupave amerikane për t’i hapur rrugë ofensivës së ushtrisë turke u konsiderua tradhti nga kurdët.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.79025101661682
array(1) { ["section"]=> string(114) "shba-ja-ndermerr-tjeter-hap-te-rendesishem-pas-armepushimit-me-turqine-largon-trupat-nga-siria-drejt-irakut-182780" }