SHBA jep 10 milion euro për “kokën” e këtij njeriu

Publikuar tek: bota, më 17:17 10-05-2017 SHBA jep 10 milion euro për “kokën” e këtij njeriu

Muhammad Al-Jawlani, lideri i grupit terrorist Al-Nusra në Siri është një nga njerzit më të kërkuar në të gjithë botën, Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të japin 10 milionë dollarë shpërblim për të gjitha ata që japin informacione rreth tij. Njoftimi është bërë publik nga Departamenti Amerikan i Shtetit me anë të një komunikatë.

“Programi i shpërblimeve për drejtësi i Departametnit të Shtetit, ofron një shpërblim deri në 10 milionë dollarë për informacionet që çojnë në identifikimin ose vendndodhjen e Muhammed al-Jawlani, udhëheqës i grupit terrorist të Frontit al-Nusrah (ANF),” thuhet në njoftimin e DASH.

Ky është shpërblimi i parë i tillë për një udhëheqës të Al-Nusra. SHBA-ja e vendosi Al-Nusran në grupin e organizatave terroriste nëntorin e shkuar, pasi iu bashkua Al-Kaedës në luftimet në Siri.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Putini “mesazh” të fortë botës, i drejtohet Perëndimit
Turqia presion Amerikës: Tërhiq vendimin për armatosjen e kurdëve sirianë »
Article Logic
Execution time: 0.010166883468628
array(1) { ["section"]=> string(54) "shba-jep-10-milion-euro-per-koken-e-ketij-njeriu-78161" }