SHBA jep 'okay-n', voton Protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO

Publikuar tek: rajon, më 19:47 22-10-2019 SHBA jep 'okay-n', voton Protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO FotoArkive: Senati amerikan

Senati amerikan ka votuar dhe kaluar me sukses Protokollin e ratifikuar për anëtarësimin në NATO të Maqedonisë së Veriut.

Mediat maqedonase shkruajnë se 91 senatorë kanë votuar pro anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut, ndërsa 2 të tjerë kanë votuar kundër. Më herët gjatë ditës së sotme, Senati votoi që Protokolli për në NATO të miratohet me procedurë të përshpejtuar, ndërsa tashmë dhe është votuar me sukses.

Ratifikimi i Protokollit është votuar dhe miratuar nga shumica e shteteve anëtare të NATO-s, duke përfshirë këtu edhe Shqipërinë. Me arritjen e Marrëveshjes së Prespës, Maqedonia e Veriut eleminoi ngërçin që e penalizonte për hyrjen në NATO dhe hapjen e negociatave në BE. Ndonëse dështoi hapja e negociatave, Maqedonia e Veriut është një hap përpara për anëtarësimin e plotë në NATO.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023968935012817
array(1) { ["section"]=> string(88) "shba-jep-okay-n-voton-protokollin-per-anetaresimin-e-maqedonise-se-veriut-ne-nato-183102" }