Notice: Object of class DOMNodeList could not be converted to int in /home2/newsbomb/public_html/index.php on line 242
SHBA kërcënon Sirinë nëse tenton të kryjë një tjetër sulm kimik

SHBA kërcënon Sirinë nëse tenton të kryjë një tjetër sulm kimik

Publikuar tek: bota, më 07:25 27-06-2017 SHBA kërcënon Sirinë nëse tenton të kryjë një tjetër sulm kimik

Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se qeveria siriane duket se po përgadit një tjetër sulm me armë kimike, duke paralajmëruar se nëse ndodh një gjë e tillë, Siria “do ta paguajë çmimin”.

Po ashtu ka njoftuar se përgaditjet nga Siria janë të ngjashme me ato që janë ndërmarrë para sulmit të 4 prillit të këtij viti, i cili vrau shumë persona.

Pas atij sulmi presidenti i SHBA-së, Donald Trump urdhëroi nisjen e një sulmi me raketa në një bazë ajrore siriane. "Ashtu siç kemi deklaruar më parë, Shtetet e Bashkuara janë në Siri për të shkatërruar Shtetin Islamik në Irak dhe Siri," ka thënë zëdhënësi i SHBA-së, Sean Spicer. 

"Nëse, presidenti sirian Bashar al-Assad nis një tjetër sulm për vrasje masive duke përdorur armë kimike, ai dhe ushtria e tij do të paguajnë një çmim të rëndë". 

Trump pati urdhëruar sulmin ajror gjatë muajit prill pasi siç pati thënë ai, sulmi me armë kimike ishte kryer nga qeveria e Asadit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Largoni mushkonjat me këto metoda të thjeshta
Google gjobitet nga Bashkimi Europian për 2.42 miliardë euro »
Article Logic
Execution time: 0.012794017791748
array(1) { ["section"]=> string(69) "shba-kercenon-sirine-nese-tenton-te-kryje-nje-tjeter-sulm-kimik-84109" }