SHBA “luftë” propagandës Ruse, gati projektligji 700 miliard dollarë

Publikuar tek: bota, më 11:35 19-09-2017 SHBA “luftë” propagandës Ruse, gati projektligji 700 miliard dollarë

Pentagoni i ka shpallur luftë propagandës Ruse me anë të një projektligji 700 miliard dollarësh që e ka mbështetur fuqishëm dhe Senati i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Do të ketë një akt autorizimi prej 1215 faqe dhe në të do të ketë një dispozitë në të cilin qeveria nuk do të mund të përdori softëare-n e Kaspersky Lab.

Departamenti Amerikan i mbrojtjes do të shpenzojë 65 milionë dollarë për të ndërtuar një raketë të re, si përgjigje që Rusia ka shkelur traktatin e Forcave Bërthamore në 1987, raporton rel.

SHBA ka akuzuar Rusinë që ka testuar një raketë me qëllim prishjen e marrëveshjes së njohur INF.

Në projektligj Departamenti i Mbrojtjes udhëzohet të raportojë në Kongres për përpjekjet e Rusisë, sapo ajo të shpërndajë propagandë përmes aplikacioneve në rrjetet sociale apo në internet.”

Projektligji ka gjetur mbëshetjen e të dyja forcave kryesore politike në vend, siç janë Demokratët dhe Republikanët, por skeptikët shohin një anë tjetër të errët të projektligjit duke thënë se ai do të cojë në shkatërrimin e marrëveshjes për Luftën e Ftohtë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shuhet në moshën 77-vjeçare njeriu që shpëtoi botën
Gafa e Daçiç/ I kërkon autograf presidentit Donald Trump, por ja si reagon ai (FOTO) »
Article Logic
Execution time: 0.0094320774078369
array(1) { ["section"]=> string(71) "shba-lufte-propagandes-ruse-gati-projektligji-700-miliard-dollare-92890" }