SHBA mbyll dyert: Zbardhet drafti anti-emigracion i presidentit Donald Trump

Publikuar tek: bota, më 22:30 25-01-2017 SHBA mbyll dyert: Zbardhet drafti anti-emigracion i presidentit Donald Trump

Ashtu siç edhe kishte premtuar gjatë fushatës, presidenti Donald Trump ka ndërmarrë hapa konkrete për të ndaluar emigracionin drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Shtëpia e Bardhë parashikon të pezullojë përkohësisht udhëtimet drejt SHBA-ve nga një numër i madh shtetesh.

Dokumenti i zbardhur nga Huffington Post planifikon të ndalojë pranimin e emigrantëve nga të gjitha vendet e botës për një periudhë të caktuar. Drafti nuk është përfundimtar dhe mund të pësojë ndryshime, transmeton Newsbomb.al:

1. Të bllokohet pranimi i refugjatëve nga vendi i shkatërruar nga lufta, Siria, për një kohë të pacaktuar.

2. Të pezullohen pranimet e refugjatëve nga të gjitha vendet për 120 ditë. Pas kësaj Shtetet e Bashkuara do pranojnë refugjatë nga vendet e miratuara bashkarisht nga Departamenti i Sigurisë Kombëtare, Departamentit i Shtetit dhe të Drejtoria e Inteligjencës Kombëtare.

3. Të vendoset limiti i pranimit të refugjatëve përgjatë 2017-ës në 50,000 – ndryshe nga 110,000 që kishte propozuar administrata Obama.

4. Të ndalohen për 30 ditë të gjithë emigrantët dhe jo-emigrantët nga Iraq, Siria, Irani, Sudani, Libia, Somalia, and Jemeni.

5. Të pezullohet dhënia e vizave për vendet që përbëjnë "shqetësim të veçantë". Pas 60 ditësh DHS, Departamenti i Shtetit dhe DNI do hartojnë një listë të vendeve që nuk janë në përputhje me kërkesat për informacion. Shtetasve të huaj nga këto vende do iu ndalohet hyrja në SHBA.

6. Krijimi i "zonave të sigurta për të mbrojtur popullatën në nevojë siriane." Sekretari i mbrojtjes do hartojë një plan për zonat e mbrojtura në Siri brenda 90 ditëve. Përfshirja e SHBA-së në Siri do të përshkallëzohet.

7. Të përshpejtohet përfundimi i sistemit të gjurmimit biometrik hyrje-dalje për të gjithë vizitorët në SHBA dhe të kryhen intervista “në person” me ata që duan të përfitojnë vizë jo-emigranti.

8. Të pezullohet programi “visa-waiver” për një kohë të pacaktuar dhe të shqyrtohet nëse marrëveshjet ekzistuese të reciprocitetit janë reciproke në praktikë. /Përshtati Newsbomb.al

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011481046676636
array(1) { ["section"]=> string(81) "shba-mbyll-dyert-zbardhet-drafti-anti-emigracion-i-presidentit-donald-trump-66674" }