SHBA me akuza të reja për themeluesin e WikiLeaks, Julian Assange

Publikuar tek: bota, më 23:05 23-05-2019 SHBA me akuza të reja për themeluesin e WikiLeaks, Julian Assange

Departamenti amerikan i Drejtësisë, akuzoi themeluesin e WikiLeaks, Julian Assange për pranin dhe publikim të informacioneve të klasifikuara.

Akuzat e përmbledhura në 18 pika u bënë publike të enjten.

Akuzat e reja shkojnë shumë përtej një aktakuze fillestare kundër Julian Assange, që u publikua muajin e kaluar e cila e ngarkonte atë për komplot me ish-analisten e shërbimit të zbulimit të ushtrisë amerikane, Chelsea Manning, për të thyer fjalëkalimin e një kompjuteri të Departamentit të Mbrojtjes.

Në akuzat e reja, Julian Assange ngarkohet për komplot me Chelsea Manningun për të mbledhur dhe publikuar dokumente të klasifikuara të mbrojtjes kombëtare, duke përfshirë kabllogramet e Departamentit të Shtetit dhe raportet mbi luftërat në Irak dhe Afganistan. Aty thuhet mes tjerash se veprimet e tij 'rrezikonin të dëmtonin seriozisht' Shtetet e Bashkuara.

47 vjeçari është në paraburgim në Londër që nga muaji prill, pasi u arrestua pas dëbimit nga ambasada e Ekuadorit, ku ishte strehuar që nga viti 2012, për të shmangur ekstradimin e tij në Suedi për t'u përballur me akuzat për sulme seksuale.

Suedia më vonë e kishte anuluar hetimin, por ai mbeti në ambasadë për shkak të frikës se Britania mund ta ekstradonte atë në Shtetet e Bashkuara në lidhje me publikimin e dokumenteve të klasifikuara të qeverisë amerikane nga WikiLeaks.

Më 13 maj në Stokholm, një zyrtare suedeze e drejtësisë, tha se 'ka ende shkaqe të mundshme për të dyshuar se Julian Assange ka kryer përdhunim', duke shtuar se është e nevojshme që ai të merret përsëri në pyetje.

Zyrtarja tha se rrethanat tani lejojnë ekstradimin e Julian Assange-it nga Britania. Megjithatë, tha ajo, i mbetet Britanisë të vendosë nëse do ta ekstradojë atë në Suedi, apo në Shtetet e Bashkuara. /VOA

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.11390781402588
array(1) { ["section"]=> string(71) "shba-me-akuza-te-reja-per-themeluesin-e-wikileaks-julian-assange-165484" }