SHBA miraton ligjin për sanksione ndaj Rusisë, Iranit dhe Koresë së Veriut

Publikuar tek: bota, më 06:51 26-07-2017 SHBA miraton ligjin për sanksione ndaj Rusisë, Iranit dhe Koresë së Veriut

Dhoma e Përfaqësuesve e Kongresit të ShBA-së me 419 vota pro dhe tre kundër miratoi projektligjin për vendosjen e sanksioneve më të ashpra ndaj Rusisë, Iranit dhe Koresë së Veriut.

Mbështetja masive për këtë projektligj do të thotë se Dhoma e Përqafësuesve mund ta hedhë poshtë një veto të mundshme presidenciale.

Projektligji synon të godasë zyrtarët kryesorë rusë, për ndërhyrjen e dyshuar të tyre në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 në ShBA, si edhe vendosjen e sanksioneve ndaj Iranit e Koresë së Veriut për programet e tyre të armatimeve, shkruan indeksionline.

Sipas projektligjit, Kongresi mund të vërë veton ndaj çdo vendimi të presidentit që "do të ndryshonte ndjeshëm" politikën e jashtme të ShBA-së lidhur me Rusinë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.027614116668701
array(1) { ["section"]=> string(79) "shba-miraton-ligjin-per-sanksione-ndaj-rusise-iranit-dhe-korese-se-veriut-87368" }