SHBA: Mirëpresim vendimin e PS, Doshi i përfshirë në veprimtari kriminale

Publikuar tek: aktualitet, më 17:24 02-03-2015 SHBA: Mirëpresim vendimin e PS, Doshi i përfshirë në veprimtari kriminale

Në një deklaratë të pazakontë dhe të fortë ambasada e SHBA-së në Tiranë ka mirëpritur vendimin e grupit parlamentar të PS-së, për përjashtimin e deputetit Tom Doshi.

Në deklaratën e saj, ambasada shprehet se për Doshin pretendohet të jetë i përfshirë në veprimtari kriminale dhe për këtë arsye SHBA-të e marrin seriozisht kanosjen e krimit dhe korrupsionit ndaj shoqërive të lira dhe demokratike.

Ambasada shprehet në reagimin e saj se nxit të gjitha partitë politike në Shqipëri të largojnë individët e përfshirë në veprimtari kriminale apo korruptive, ndërsa ka kërkuar nga Prokurori i Përgjithshëm i Shqipërisë të hetojë dhe ndjekë penalisht kriminelë dhe zyrtarë të korruptuar në të gjitha nivelet.

“Shtetet e Bashkuara mirëpresin vendimin e Partisë Socialiste të Shqipërisë për të përjashtuar Z. Tom Doshi, i cili pretendohet se është përfshirë në veprimtari kriminale. Shtetet e Bashkuara e marrin seriozisht kanosjen e krimit dhe korrupsionit ndaj shoqërive të lira dhe demokratike. Nxisim të gjitha partitë politike në Shqipëri të largojnë individët e përfshirë në veprimtari kriminale apo korruptive. Mbështesim me forcë punën e kuvendit për të hartuar legjislacion në përputhje me Rezolutën e 24 dhjetorit 2014. Më tej, i bëjmë thirrje Prokurorit të Përgjithshëm të Shqipërisë të hetojë dhe ndjekë penalisht kriminelë dhe zyrtarë të korruptuar në të gjitha nivelet” thuhet në deklaratën e Ambasadës së SHBA-së.


Edhe Delegacioni i BE-së në Tiranë ka reaguar pas përjashtimit të Tom Doshit nga grupi parlamentar i PS-së, duke vlerësuar hapat për zbatimin e marrëveshjes mes partive politike për dekriminalizimin e Kuvendit. BE shprehet se i jep rëndësi të lartë zbatimit të ligjit dhe luftës kundër krimit të organizuar.

 "BE-ja mbështet hapat që nevojitet të ndërmerren për një zbatim të plotë të marrëveshjes mes partive qeverisëse dhe opozitare në Parlamentin e Shqipërisë, përfshi çështjen e individëve me rekorde kriminale të cilët mbajnë pozicione publike. BE-ja i jep rëndësinë më të lartë zbatimit të ligjit dhe zbatimit të plotë të shtetit ligjor, përfshi luftën kundër korrupsionit dhe krimit te organizuar, qe jane përparësi kyçe për Shqipërinë", thuhet në deklaratën e zyrës së BE-së në Shqipëri.

Deputeti Tom Doshi është përjashtuar gjatë ditës së sotme nga PS-së, ndërsa në një deklaratë për mediat ai ka akuzuar kreun e Kuvendit, Ilir Meta se ka organizuar atentat ndaj tij dhe deputetit demokrat, Mhill Fufit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Mesha e Pashkës në greqisht, Blushi: Anastasi kokëfortë të flasë shqip
Gjykata pezullon testimin e infermierëve, reagon Ministria e Shëndetësisë »
Article Logic
Execution time: 0.0076570510864258
array(1) { ["section"]=> string(76) "shba-mirepresim-vendimin-e-ps-doshi-i-perfshire-ne-veprimtari-kriminale-4802" }