SHBA mohon të jetë në luftë tregtare me Kinën

Publikuar tek: bota, më 05:49 05-04-2018 SHBA mohon të jetë në luftë tregtare me Kinën

 Presidenti amerikan, Donald Trump deklaroi përmes një postimi në Twitter se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk ishin në një ”luftë” tregtare me Kinën, disa orë pasi Pekini njoftoi rritjen e tarifave me një vlerë prej 50 miliardë dollarësh të produkteve amerikane.

“Ne nuk jemi në një ‘luftë’ tregtare me Kinën, ajo mbetet një luftë e humbur shumë vite më parë nga drejtuesit e paaftë, të cilët përfaqësonin Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, deklaroi Trump.

Pas njoftimit të Pekinit, Uashingtoni publikoi një liste të importeve kineze me vlerën e 50 miliardë dollarëve që mendohet të jenë subjekt i tarifave ndëshkuese, përcjell Atsh, shkruan botasot, transmeton newsbomb.al.

“Tani kemi një deficit tregtar prej 500 miliardë dollarësh në vit, dhe një tjetër të Vjedhjes së Pronës Intelektuale prej 300 miliardë dollarësh. Ne nuk mund ta lejojmë këtë të vazhdojë!”, tha Trump në Twitter.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.014158010482788
array(1) { ["section"]=> string(52) "shba-mohon-te-jete-ne-lufte-tregtare-me-kinen-115725" }